Naked City
Adriana nuk ka nevojë të zhvishet
Adriana Lima shfaqi anën e saj më seksi, në një mbrëmje bamirësie në të cilën ajo ishte e pranishme në Nju Jork.
Supermodelja braziliane pranoi që hiret e saj t’i vendoste në dispozicion të mbledhjes së fondeve për të ndihmuar zhvillimin në vendin më të varfër të hemisferës veriore, Haitin.
Një modele e “Victoria’s Secret” që prej vitit 2000, Lima mbetet e mrekullueshme edhe në moshën 32-vjeçare dhe pa pasur nevojen e pozave joshese ne plazhet me te famshme si shume kolege te saja.
Fialho shkëlqen në Meksikë
Një prej modeleve të “Victoria’s Secret”, Barbara Fialho tregoi se di se si të nxehë temperaturat në plazh.
25-vjeçarja tregoi anën e saj më joshëse, nga Kankuni në Meksikë, ku ajo udhëtoi për një seancë fotografimi.
Aktualisht, braziliania është duke përjetuar momentin më të suksesshëm të karrierës së saj.
Kur xhironte Charlie Chaplin
Kur një skenë nuk realizohet ashtu siç regjisori e kërkon, aktorët bëjnë dubla pas dublash, deri sa të arrihet e duhura.
Por, kur bëhet fjalë për perfeksionistë, si regjisori dhe aktori Charlie Chaplin, një sekuencë mund të përsëritet edhe 342 herë. Është rasti i batutës “Flower sir?” (Lule zotëri?), në filmin “Dritat e qytetit”.Për më tepër edhe një film pa zë, i realizuar në vitin 1931, por Chaplin, i pakënaqur me rezultatin, e ka kthyer e rikthyer - është rasti për të thënë me qindra herë - interpretuesen Virginia Cherill, e cila thotë vetëm këto dy fjalë.
Julia Roberts, shtatzanë për herë të katërt?
Julia Robert përflitet se është duke pritur fëmijën e saj të katërt me bashkëshortin Danny Moder.
Dyshimet mbi aktoren 46-vjeçare lindën pasi ajo u fotografua më parë gjatë javës me një bark dukshëm të fryrë.
Gjithashtu, në një ceremoni të ndarjeve të disa çmimeve për kinematografinë, më parë gjatë muajit, Roberts ngjalli dyshime duke përzgjedhur një fustan tejet të gjerë.Roberts, e cila prakton hinduismin, është nënë e binjakëve 9-vjeçarë Hazel e Phinnaeus, e një djali 6-vjeçar Henry.
E paturpshmja Emmy Rossum
Aktorja Emmy Rossum është protagonistja kryesore e serialit "E paturpshmja".
Seriali televiziv është një prej më të njohurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por 27-vjeçarja duket se ka përvetësuar të njëjtin rol edhe në jetën e saj jashtë kamerave.
Në një seri fotografish për revistën "Esquire", Rossum tregoi pikërisht anën e saj më të "paturpshme".
Kunis-Kutcher në altar
Në pamje të parë, duket se ata që lidhën kurorë ishin Mila Kunis dhe Ashton Kutcher.
Aktorja, e veshur me një fustan të bardhë elegant e lule në dorë dhe partneri i saj, me një kostum të denjë dhëndri parakaluan në tapetin e kuq të një kishe, por u ndalën pak përpara altarit.Martesa nuk ishte e dy hollivudianëve, por e vëllait të Milas, Michael dhe ajo e Kutcher ishin dëshmitarët e tyre.
Ceremonia e vëllait të Kunis mbërriti në një moment kur në media po përflitet shumë shtatzania apo një martesë e mundshme e aktores.
Gisele me linjën "hot" të të brendshmeve
Modelja e njohur, Gisele Bundchen, ka promovuar linjën e saj të të brendshmeve, duke pozuar vetë në Sao Paulo dhe Rio de Janeiro.
Linja e të brendshmeve të yllit të modës, është quajtur “Të brendshmet Gisele”, dhe vetë modelja është imazhi i kësaj linje. 33-vjeçarja paraqitet më e “nxehtë” se kurrë, me të brendshmet me ngjyra dhe forma të ndryshme.
Modelja braziliane ka qenë për vite me radhë një ëngjëll i Victoria Secret.
“Mësuesja e vitit”, 38 vjet burg pse bëri seks me nxënësin
Një mësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u dënua me 38 vjet burg pasi akuzohej se kishte bërë seks me një nxënës 12- vjeçar.
Ethel Anderson, 31 vjeç, e martuar dhe me fëmijë, u burgos në Tampa, Florida.
Gjykatësi i tha se ajo ishte ‘makthi i prindërve’.
Ai shtoi se mësuesja kishte manipuluar prindërit e djaloshit, duke i bindur se ai ishte në duar të sigurta, ndërkohë që bënte seks me të.
Mësuesja i ka mohuar akuzat, por nxënësi i saj ka treguar se si në leksionet pas shkollës, ajo e puthte dhe i bënte seks oral në shtëpinë e saj.
Po i tregon Doug se çfarë gjoksi ka humbur
Ajo ka një ushtri me adhurues meshkuj në mbarë botën.
Bëhet fjalë për modelen dhe këngëtaren Courtney Stodden, e cila u bë lajm në mediat rozë kur u martua në moshën 16- vjeçare me aktorin Doug Hatchinson, tani 53 vjeç.
Çifti është ndarë tani dhe Courtney po shijon lirinë.
Ajo është fotografuar në një plazh në Ventura, duke treguar se çfarë ka humbur Doug.
“Jupiter Ascending”, Mila Cunis 'tradhton' Ashton Cutcher
“Jupiter Ascending” është filmi i ri që pritet të dalë së shpejti me protagoniste Mila Cunis.