Naked City
Frikë për jetën e gruas së Kim Jong Un, shfaqen në TV bashkë!
Pas thashethemeve që lidhen me sigurinë e bashkëshortes së diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, televizioni shtetëror ka transmetuar pamje filmike të çifti. Pamjet, sipas televizionit, i përkasin një shërbimi përkujtimor të diktatorit me gruan Ri Sol-Ju në dy vjetorin e ndarjes nga jetë të babait të tij. megjithatë mediat ndërkombëtare thonë se kjo nuk është një provë përfundimtare, pasi nuk është ende e sigurtë nesh pamjet janë filmuar sot.
Justin Bieber shokon adoleshentët: Nuk do këndoj më
Idhulli i adoleshentëve, Justin Bieber, deklaroi se ka ndërmend që të tërhiqet nga industria e muzikës.
Në një lajmërim që duket se ka thyer zemrat e miliona adoleshenteve, 19- vjeçari tha se nuk do merret muzikë pas publikimit të albumit të ri “Journals” javën që vjen.
Bieber i bëri komentet gjatë një interviste radiofonike në Los Angeles.
“Pas albumit të ri, do të tërhiqem,” tha ai dhe prezantuesi mbeti i befasuar.
Por më pas ai duket se bëri një hap pas, duke thënë se do që muzika e tij të maturohet.
Bar Rafaeli zhvishet për fushatën e të brendshmeve
Disa thonë se ajo është aq e mirë, sa mund ta hash si torta që mban mbi kokë.
Modelja 28- vjeçare, Bar Rafeli u zhvesh për të reklamuar linjën e re të të brendshmeve të kompanisë Passionata.
Kjo është e katërta fushatë publicitare e saj për koleksionin pranverë- verë të kësaj kompanie.
Gisele Bundchen, një mama superseksi me bikini
Së fundmi ajo është angazhuar në një fushatë për të treguar se është një mama e zonja.
Pavarësisht se shumicën e punëve ia bëjnë të tjerët, nuk duhet mohuar se modelja Gisele Bundchen di të jetë një mama e mirë.
33- vjeçarja ka treguar trupin e saj seksi, ndërkohë që pushon me familjen në Majemi.
Rosie, e shkëlqyer edhe pa ngjyra
Kush nuk do të dëshironte që të spiunonte një supermodele të "Victoria's Secret", si Rosie Huntington-Whiteley, nga dritarja e shtëpisë së saj në momentet intime...
Një ëndërr, e bërë realitet nëpërmjet një video të postuar të martën në internet.26-vjeçarja pozoi për llogari të një linje veshjesh intime, në një video bardhe e zi të gjatë 2 minuta, gjatë së cilës tregoi edhe një herë më shumë se për çfarë është bërë e famshme në jetë.
Lawrence, nën akuzë për “photoshop”
Jennifer Lawrence dhe revista "Flare" janë vendosur nën akuzë për përdorimin e "photoshop"-it, me qëllim që aktorja fituese e çmimit "Oscar" si aktorja më e mirë protagoniste e 2012-s të shfaqej më e dobët.
Di Caprio: Asnjë dublant për skenat e nxehta
Roli më i fundit i Leonardo Di Caprios është ai i Jordan Belfort në filmin e Martin Scorsese me titull ‘The Wolf Of Wall Street’. Në këtë dramë, aktori 39-vjeçar shfaqet në shumë skena të nxehta dhe në një intervistë për ‘Extra’ ka garantuar se nuk ka përdorur dublant për këto skena. “Jam vetëm unë aty. Kur merr përsipër role si ky, duhet të pranosh gjithçka. Duhet të reflektoja karakterin e një personazhi të tillë dhe nuk mund të mendoja për veten. Në film jam dikush tjetër dhe duhet të bëj çdo gjë që bën ky dikushi”, deklaroi Di Caprio.
Kim Kardashian tregon beben dhe format e saj seksi
Kim Kardashian ka ndarë me fansat e saj një tjetër foto të vogëlushes North, që ka mbushur gjashtë muaj të dielën.
Mediat rozë thonë se kjo është fotoja më e këndshme e bebes.
Ndërkohë Kim është fotografuar nga paparacët në Beverly Hills të hënën, së bashku me vajzën e vogël.
Naomi Watts, një 45-vjeçare në formë të shkëlqyer
Edhe pse tashmë ka mbushur 45 vjeç, aktorja Naomi Watts është në një formë të shkëlqyer fizike.
Këtë gjë 45-vjeçarja e ka treguar ndërsa është fotografuar duke pushuar me të shoqin, aktorin Live Shrieber dhe dy djemtë e vet.
E veshur me një monokini leopardi, Naomi ka treguar një trup për të pasur zili.
Keith Richards, ujku 70-vjeçar i rock-ut
Keith Richards mbush 70 vjeç. E vërteta është se as ai vetë nuk besonte se do të arrinte deri në këtë ditë.