Naked City
Upton, tepër e shëndoshë për modele?
Gjatë vitit të fundit, Kate Upton ka qenë zbulimi i vërtetë i fushës së modës.
20-vjeçarja amerikane ka arritur një sukses të paprecedent, duke u shndërruar në vajzën koopertinë të “Sports Illustrated” dhe në imazhin e shumë kompanive në spotet e tyre publicitare.
Megjithatë, karriera e modeles mund të jetë duke marrë një kthesë të papëlqyeshme. Sipas burimeve të mirëinformuara të revistës rozë amerikane “TMZ”, kontrata e Upton me “Sports Illustrated” është vënë në diskutim, pasi për disa ajo konsiderohet tashmë si shumë e shëndoshë për të qenë imazhi i kompanisë.
Gomez shkëlqen në Boston
Ndërsa talenti është një dhunti e lindur, përsosmëria e paraqitjes në skenë arrihet me shumë punë.
Megjithatë, Selena Gomez është duke ecur në rrugën e duhur, ndërsa në një spektakël të dhënë të shtunën në Boston, 21-vjeçarja shkëlqeu përpara dhjetëra mijëra fansave të saj.E veshur në një mënyrë ndjellëse, si një kërcëimtare kabareje, Gomez shpërbleu të pranishmit me shumë më shumë se sa vetëm zëri i saj.
‘Miss Franca’, në qendër të sulmeve raciste
Miss Franca 2014, Flora Coquerel është vënë në qendër të sulmeve raciste. 19-vjeçarja, 1.82 m e gjatë e cila u zgjodh të shtunën e kaluar më e bukura e Francës, ndodhet në qendër të polemikave në rrjetet sociale për origjinën e saj, pasi babai i saj është francez ndërsa nëna është me origjinë nga Benini, një vend afrikan. Menjëherë pas përzgjedhjet së saj, në Facebook dhe Twitter nisën komentet raciste si “zezake”, vdekje të huajve”, “nuk është e bardhë një që përfaqëson Francën” apo “do të ishte mirë që të shfaqej pak ngjyrë e bardhë në vendit tonë”.
Bukuroshja Wilde magjeps në tapetin e kuq
Bukuroshja Olivia Wilde është fotografuar në tapetin e kuq, e mrekullueshme si gjithnjë.
Përpara shfaqjes së filmit "Her", aktorja bëri parakalimin e saj përpara fotografëve e veshur në me një fustan blu elektrik. Aktorja është në muajt e parë të shtatzanisë dhe dukej për mrekulli me veshjen e saj.
Wilde duket e lumtur në këtë pikë të karrierës së saj, por edhe jetës së saj personale.
Lohan "harron" pantallonat
Lindsay Lohan nuk rresht së çudituri. Këtë radhë ajo ka zgjedhur të veshë një bluzë të gjatë, me çizme mbi gju, ndërkohë që duket sikur ka harruar të veshë pantallonat.
Por në fakt ky është vetëm një iluzion, pasi nën këtë bluzë LiLo kishte veshur një palë pantallona tepër të shkurtra.
Në bluzën e aktores 27-vjecare ishte shkruar fraza: Same Old Chic.Ndërsa sa i takon flokëve, ajo shfaqet me modelin e saj të zakonshëm, kurse sa i takon make up kishte përdorur në sy tonalitetetet e kafes, bronxit shoqëruar me një buzëkuq rozë të çelët.
Stiller: Bota virtuale po na ndan
“Nevoja për të gjetur një kontakt me veten dhe me të tjerët është e vështirë të plotësohet në ditët e sotme, duke pasur parasysh të gjitha rrjetet virtuale që po na ndajnë”.
Është ky opinioni i aktorit dhe regjisorit Ben Stiller, i cili e trajton temën e botës virtuale në filmin e tij “Jeta sekrete e Walter Mitty”, i frymëzuar nga tregimi i shkurtër i James Thurber. Tregimi, i shkruar në vitin 1939, kishte frymëzuar komedinë e vitit 1947, “Endrra të ndaluara”, me aktorin Danny Kaye.
Kendall gjithnjë e më e famshme
Kendall, “produkti” i fundit i familjes Kardashian po ngjit shkallët e famës gradualisht dhe këtë e tregojnë edhe daljet gjithnjë e më të shpeshta të saj në faqet e para të gazetave dhe revistave gossip në SHBA. Modelja 18-vjeçare u fotografua së fundmi në një servis automjetesh në Los Anxheles, ku nuk ngurroi as që të rishfaqte simpatinë e saj për Kanye West, të fejuarin e motrës së saj, Kim, duke veshur një fanelë me mbishkrimin “Yeezus”, ashtu sic ka titulluar turin e koncerteve vetë rreperi amerikan.
4-vjeçari me inteligjencën e Albert Einstein!
Është vetëm 4 vjeç dhe po arrin të bëhet i famshëm me nivelin e tij të inteligjencës Sherwyn Sarabi po krahasohet tashmë me njerëz si Albert Einstein, Bill Gates dhe Stephen Hawking, pasi koifiçenti i tij i inteligjencës ka shënuar 160.
Psikologu që ka testuar Sherwyn, tha se rezultati i tij është më i larti i mundshëm në shkallën Wechsler, duke treguar kështu se ka një nivel shumë të lartë të inteligjencës.
Mësohet se ai ka belbëzuar fjalët e para kur ishte vetëm 10-muajsh, ndërsa një fjali të plotë kur ishte vetëm 20 muajsh, duke habitur prindërit, mësuesit dhe mjekët.
Beyonce lë pa fjalë fansat!
Ajo mund të ketë tronditur industrinë e muzikës duke publikuar albumin e saj të pestë në mënyrë të papritur, por videot, që janë plot 17-të do të jenë një befasi e madhe.
Në pjesë të vogla që janë publikuar tashmë, Beyonce duket e jashtëzakonshme, duke lënë pa fjalë të gjithë mbështetësit e saj dhe jo vetëm.
Videoja e saj më provokuese mund të konsiderohet “Partition”, në të cilën Beyonce kërcen në sytë e bashkëshortit Jay Z, ndërsa ai tymos një puro.
Followill-Aldridge shkëlqejnë në premierë
Ajo është një prej modeleve më të famshme të “Victoria’s Secret” dhe ai një prej këngëtarëve më të njohur në botë.
Të dy, Caleb Followill dhe Lily Aldridge tërhoqën të gjithë vëmendjen mediatike mbi ta, ndërsa ishin të pranishëm në premierën e një filmi në Nju Jork.
Këngëtari i “Kings of Leon” dhe 27-vjeçarja u martuan në vitin 2011 dhe kanë së bashku një vajzë 1-vjeçare.Së bashku, ata formojnë një prej çifteve më tërheqës dhe të qëndrueshëm të botës së “show-bizz” që prej vitit 2007.