Naked City

Lopez-Anthony vodhën të drejtën e autorit?

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 15:35

Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Marc Anthony, mund të jenë të detyruar të paguajnë një dëmshpërblim prej 25 milionë dollarësh, nëse vërtetohet pretendimi i një shtëpie produksioni mbi vjedhjen e idesë së tyre mbi një program kërcimi.

Rihanna sfidon të ftohtin

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 15:33

Temperaturat e ulta të këtij dhjetori në Nju Jork nuk e penguan Rihanna-n që të tregojë hiret e saj.

Këngëtarja u fotografua në rrugët e “Mollës së Madhe” me një një fustan të shkurtër ngjyrë blu…dhe për një moment gati sa nuk tregoi pak më shumë se ç’duhej.

Bukuroshja nga Barbadosi në daljen e radhës për jetë nate, shoqërohej nga mikesha e saj, Melissa Forde.

Dennis Rodman shkon për herë të tretë në Korenë e Veriut

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 08:39

Basketbollisti amerikan, Dennis Rodman, është nisur për në Korenë e Veriut për një vizitë pesëditore, ku do të stërvitë ekipin kombëtar të basketbollit.

Më herët, Rodman pati deklaruar se vizitat e tij janë një diplomaci e basketbollit, ndërkohë që e ka quajtur liderin Kim Jong- un, “mik për jetë”.

Sipas BBC, Departamenti i Shtetit ka deklaruar se Rodman nuk përfaqëson qeverinë amerikane në këtë udhëtim.

Vizita e tij vjen pasi diktatori i ri ka ekzekutuar burrin e hallës.

Keanu Reeves, vrasësi me të zeza

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 08:38

Filmi i ri i aktorit Keanu Reeves do të jetë aksion duke u nisur nga fotot që vijnë nga sheshxhirimi në Bruklin. 49-vjeçari shihet i veshur me një kostum të zi, këmishë të zezë, këpucë të zeza dhe në dorë mban një armë të rëndë për skenat e thrillerit politik me titull ‘John Wick’.

Atmosferë Krishtlindjesh nga Alessandra Ambrosio

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 03:32

Alessandra Ambrosio ka vendosur ta bëjë edhe më të bukur periudhën e festave të fundvitit që po afron me një set fotografik të “nxehtë” për Victoria’s Secret. 

32-vjeçarja ka pozuar në Los Angeles me të brendshme të kuqe dhe me brirë dreri në kokë duke treguar format e saj të mahnitshme.Modelja braziliane është nënë e dy fëmijëve dhe është e fejuar me biznesmenin Jamie Mazur që nga viti 2008.

Muajin e kaluar ajo ishte një nga yjet e spektaklit të Victoria’s Secret në Nju Jork. 

Rikthimi i Ali G në ekranin e madh

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 03:30

Sacha Baron Cohen do të interpretojë sërish rolin e Ali G dhe xhirimet për filmin e ri kanë nisur tashmë. 

Aktori 42-vjeçar është parë në Los Angeles duke xhiruar një skenë në pishinë, i rrethuar nga vajza të bukura me bikini.Filmi i parë ‘Ali G Indahouse’ është shfaqur në vitin 2002 dhe më pas ky personazh është parë në shumë seriale duke u bërë shumë i dashur për publikun. Në vitin 2007, Sacha Baron Cohen pati thënë se personazhi Ali G kishte “dalë në pension”.

Kim Kardashian u mbyll gojën kritikëve

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 03:28

Ka qenë objektiv talljesh kur u shëndosh gjatë shtatzënisë, por tani Kim Kardashian nuk ka asgjë për t’u tallur. 

33-vjeçarja u ka mbyllur gojën kritikëve me një xhiro në bregdetin e Majemit duke treguar format e saj vetëm gjashtë muaj pas lindjes së vajzës North West.

Kim kishte zgjedhur një bikini të bardhë për të na lënë me gojë hapur edhe një herë tjetër.

Suedi, libri i katërt i serisë “Burra që urrejnë gratë”

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 14:38

David Lagercrantz do të jetë shkrimtari i librit të katërt të serisë “The Girl With The Dragon Tatoo” ose “Burra që urrejnë gratë” siç njihet në shqip. Ai do të shkruajë histori të reja për personazhet Lisbeth Salander dhe Mikael Blomqvist dhe ky libër pritet të dalë në gusht të vitit 2015. 

Brad Pitt mbush 50 vjeç

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 14:38

Një legjendë e gjallë e Hollivudit, baba i gjashtë fëmijeve dhe bashkëshorti i Angelina Jolie, Brad Pitt ka shumë për të treguar, ndërsa të mërkurën festoi 50-vjetorin e lindjes. 

Në gjysmë shekulli jetë dhe 31 vite që prej shfaqjes së parë të Brad në ekran, Pitt ka me qindra orë materiale filmike, që tregojnë ndryshimet graduale që ka përjetuar aktori në jetën e tij.

Fotot e mëposhtme pasqyrojnë vetëm disa nga momentet kyçe, të jetës së kaluar në ekranet e mëdha të kinemave botërore. 

Merkel betohet për herë të tretë, me të njëjtin kostum!

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 08:59

Marrëveshja e koalicionit është nënshkruar, Angela Merkel u rizgjodh Kancelare – për herë të tretë që nga viti 2005 . Ajo siguroi, siç pritej, shumicën absolute në votimin e parë. Gjatë ceremonisë së betimit, mediat kanë vënë re diçka. Shenjat e plakjes mund të shihen lehtë, por që prej betimit të saj të parë në vitin 2005, Merkel duket ende e njëjtë. Kancelarja bëri betimin me të njëjtin kostum, të veshur gjatë dy ceremonive të para (22 nëntor 2005 dhe 28 tetor 2009).

Pages

Subscribe to RSS - Naked City