Naked City
Madonna, 'mbretëresha' e arkëtimeve
Vitet ikin, por ajo mbetet e njëjtë. “Mbretëresha e Popit”, Madonna edhe njëherë tjetër tregoi se jo më kot e meriton këtë titull. Këngëtarja është rënditur në krye të listës së këngëtareve që kanë arkëtuar më shumë të holla për 2013 nga revista “Forbes”. Sipas revistës “Forbes”, Madonna ka siguruar plot 125 milion dollarë nga aktiviteti i saj muzikor, kryesisht nga shitjet e albumeve dhe koncertet e turit botëror, “MDNA Tour”.
Julia Roberts: Nuk jam shtatzanë
Julia Roberts duket se nuk është një prej atyre VIP-ave që i pëlqen publiciteti rreth vetes.
Vetëm pak ditë pasi në media nisën të qarkullojnë zëra për një shtatzani të saj të katërt, aktorja mohoi gjithçka në një intervistë në programin e famshëm “talk-show” në SHBA, drejtuar nga i mirënjohuri dhe miku i saj, David Letterman.Me një dozë të qartë humori, 46-vjeçarja iu përgjigj qartë pyetjes mbi shtatzaninë e saj të dyshuar, duke thënë se “me sa dinte ajo, familja nuk po priste një shtesë të re”.
Lopilato, dhurata e fundit për fansat
Luisiana Lopilato provoi kënaqësinë e të qënit nënë për herë të parë gjatë 2013-s dhe nuk është çudi që bashkëshortja e Micheal Bubble ka vendosur që të tërhiqet nga bota e modës të paktën përkohësisht, për t'iu përkushtuar të birit Noah.
Megjithatë, për argjentinasen që ka qenë gjithmonë në qendër të fantazive të shumë meshkujve nëpër botë, "ulja e siparit" nuk mund të ndodhte pa një dhuratë të fundit për fansat.26-vjeçarja realizoi një seancë të re fotografimi për llogari të linjës intime "Ultimo", duke u kthyer, ashtu siç e njohin të gjithë... thjesht perfekte.
Nominimet për “Golden Globes 2013”
Filmat ‘12 Years a Slave’ dhe ‘American Hustle’ udhëheqin me nga 7 nominime ceremoninë e këtij viti të ndarjes së çmimeve Golden Globes.
Nominimet u bënë të ditura ditën e enjte dhe duke u nisur nga ky dominim i këtyre dy filmave të bën të mendosh se do të jenë favoritë edhe për çmimet Oscar.
Pesë nominime për filmin ‘Nebraska’, nga katër për ‘Gravity dhe ‘Captain Phillips’.Ja të gjitha nominimet për “Golden Globes 2013”:
Filmi më i mirë dramë: 12 Years a Slave, Captain Phillips, Gravity, Philomena, Rush
Time: Papa Francesku, njeriu i vitit!
Papa Francesku zgjidhet njeriu i vitit per 2013-n nga prestigjozja Time. Revista ka publikuar ne kopertine foton e Papes, i cili ne nje kohe te shkurter arriti te fitoje simpatine e te gjitheve.
Time tha sot se kryeprifti i ri, ish arkipeshkv i Buenos Ajres, Jorge Mario Bergoglio, ka riformatuar imazhin e Kishës Katolike në nëntë muajt që është zgjedhur në këtë post si papa i 266-të.
Interpretuesi i gjuhës së shenjave, ishte një mashtrues! (foto)
Përkthyesi i gjuhës së shenjave, i pranishëm në skenë dje në Soweto, për të përkthyer në ceremoninë e lamtumirës së Nelson Mandelës, ishte një mashtrues.
Kjo është denoncuar sot nga përfaqësues të shoqatës së shurdh-memecëve në Afrikën e Jugut. Interpretuesi i rremë përktheu fjalët e Presidentit, Barak Obama, të Raul Kastros, Jacob Zumës dhe Ban Ki-moon, të cilët nderuan kujtimin e Mandelës.
Londra zhytet në mjegull!
Ditë me mjegull të dendur, temperatura të ulta dhe kaos në udhëtim. Kështu mund të përshkruhet Londra sot, situatë qe e paraqesin me se miri edhe keto fotografi.
Megjithare, njerëzit që punojnë në katet e larta të pallateve shumëkatëshe kanë patur mundësi të shijojnë spektaklin. Ndërtesat e larta u zhytën në mjegull, veç majave të tyre.
Krishtlindjet e para të princit George
Atmosfere Krishtlindjesh ne shtepine mbreterore. Sundim te ngjyrave festive, e kuqe dhe e gjelber, peme, drita dhe shume dhurata.
Diplomacia flirtuese
Afrika e Jugut dhe mbarë bota mbajti frymën ditën e martë në nderim të Nelson Mandelas. Homazhet ndaj presidentit të parë me ngjyrë të vendit afrikan, u zhvilluan në stadiumin e qytetit të Johanesburgut…por ceremonia nuk shërbeu vetëm për të përkujtuar “Madiban”.
Mes dhjetra udhëheqësve botërore, në shkallët e stadiumit ndodhej edhe kryeministrja daneze, Helle Thorning-Schmidt, vendi i së cilës ishte përcaktuar pranë cifit presidencial amerikan, Barack dhe Michelle Obama.
Kim Kardashian rikthehet të pozojë me bikini
Ka humbur rreth 25 kilogramë që pas lindjes së vajzës North West 6 muaj më parë dhe tani Kim Kardashian ka besimin e duhur në vetvete për të pozuar me bikini në kopertina revistash.
33-vjeçarja ka treguar format për revistën ‘Us Weekly’ dhe një burim ka thënë se Kimi është stërvitur shumë për t’u dobësuar dhe është tejet e motivuar për të mbajtur këtë formë.Më parë, Kim Kardashian është shprehur se qëllimi i vërtetë është që të jetë edhe më elegante sesa ka qenë para lindjes.