Madonna, 'mbretëresha' e arkëtimeve

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 09:47

Vitet ikin, por ajo mbetet e njëjtë. “Mbretëresha e Popit”, Madonna edhe njëherë tjetër tregoi se jo më kot e meriton këtë titull. Këngëtarja është rënditur në krye të listës së këngëtareve që kanë arkëtuar më shumë të holla për 2013 nga revista “Forbes”. Sipas revistës “Forbes”, Madonna ka siguruar plot 125 milion dollarë nga aktiviteti i saj muzikor, kryesisht nga shitjet e albumeve dhe koncertet e turit botëror, “MDNA Tour”. Me një diferencë të madhe pas saj rënditet Lady Gaga me 80 milion dollarë, ndërsa vendi i tretë, sipas “Forbes” shkon për këngëtaren e muzikës ‘Country’, Taylor Swift, me 55 milion dollarë arkëtime, kryesisht nga shitja e albumit të saj të fundit, “Red”. Beyonce rënditet e katërta me 53 milion dollarë, duke lënë pas Jennifer Lopez me 45 mln të tilla. Këto janë pesë këngëtaret me përfitimet më të mëdha për këtë vit, ky sigurisht bie në sy mungesa e Rihanna-s, që rënditet e gjashta, duke lënë pas Katy Perry, Pink etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.