Naked City
1 mln dollarë për kitarën e Bob Dylan
Shitet në ankand për shumën rekord prej 965 mijë dollarësh kitara elektrike me të cilën Bob Dylan (Robert Allan Zimmerman) luajti në “Newport Folk Festival”, në vitin 1965. Kitara “Fender Stratocaster” ishte në pronësinë e një familje nga Nju Xhersi prej 48 vitesh, që nga koha kur Dylan e harroi atë në një aeroplan. Vite më vonë, vajza e pilotit të atij avioni, identifikoi kitarën pas pamjeve të transmetuara në një program televiziv amerikan.
“Empire State Building” nderon Nelson Mandelën!
Ndërtesa ikonë e Nju Jorkut “Empire State Building ” është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Afrikës së Jugut, për të nderuar trashëgiminë e udhëheqësit revolucionar, Nelson Mandela.
Kulla është ndriçuar me ngjyrat blu, të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër që përbëjnë edhe flamurin e Afrikës së Jugut.
Nelson Mandela u nda dy dite me pare nga jeta ne moshen 95-vjeçare, nderkohe qe varrimi i tij shteteror eshte njoftuar se do te behet me 15 dhjetor.
Krishtlindjet mbërrijnë më shpejt për Pitt-Jolie
U përfol se Krishtlindjet do të ribashkonin familjen Jolie-Pitt, por me sa duket këtë vit ato erdhën më shpejt për familjen e famshme hollivudiane.
“Brangeline” u fotografuan në bordin e një jahti superluksos në brigjet australiane në shoqërinë e gjashtë fëmijëve të tyre…dhe Brad menjëherë nisi të dokumentojë pushimet me aparatin e tij.Cifti nuk është parë shpesh bashkë muajt e fundit, kjo për shkak të angazhimit të Pitt në filmin e tij të fundit që trajton ngjarje nga Lufta e Dytë Botërore e ku skenat më të shumta xhirohen në Angli.
Sulmohet vëllai i Paris Hilton, ai akuzon Lindsay Lohan
Vëllai i Paris Hilton, Barron është bërë pre e një sulmi të ashpër në Hollywood, që ai pretendon se është organizuar nga Lindsay Lohan.
Sipas TMZ, Barron u godit nga disa persona në orët e para të së premtes, pas pjesëmarrjes në një festë ku njëkohësisht ndodhej edhe Lohan me miqtë e saj. TMZ thotë se dëshmitarë nga vendi i ngjarjes tregojnë se Lindsay dhe Barron kanë debatuar në mjediset e lokalit që po frekuentonin. Aktorja i është drejtuar pinjollit të perandorisë Hilton me dyshimet se ky i fundit ishte epiqendra e disa thashethemeve për të të përhapura aty.
Performanca e rradhës e Miley
Ky vit ka qenë plot me polemika, kritika, reagime për Miley Cyrus për shkak të ndryshimeve të saj drastike në skenë, por mesa duket ajo ka zgjedhur që edhe fundin e vitit 2013 ta zgjedhë të tillë.
Mbrëmjen e kaluar në Los Angeles Cyrus zgjodhi një viktimë të re, në formën e Babagjyshit të Krishtlindjes për të realizuar performancën e rradhës.Veshur më shumë se sa herët e tjera, 21-vjeçarja kishte zgjedhur ngjyrat e Krishtlindjes dhe ekipi i saj shoqërues po ashtu.
Sigurisht që lëvizjet e saj në skenë ishin mjaft provokuese. Miley mbetet Miley...
Çfarë po humb Leonardo di Caprio
Leonardo di Caprio përflitet se u pa së fundmi duke u puthur me një vajzë të paidentifikuar.
Një lajm i tillë nuk është pritur aspak mirë prej Toni Garrn, supermodeles që prej muajsh formon çift me aktorin hollivudian.
Mënyra origjinale e “hakmarrjes” së 21-vjeçares ishte duke ekspozuar hiret e saj në Karaibe, gjatë një seance fotografimi për llogari të “Victoria’s Secret”.Nëse lajmi për krizën në çift është i vërtetë, atëherë Di Caprio duket se po humbet me të vërtetë shumë
Miranda Kerr, e ardhmja në kinematografi
Jeta mund të bashkojë sërish Orlando Bloom dhe supermodelen Miranda Kerr në një mënyrë të çuditshme.
Pasi konfirmuan ndarjen pas tre vitesh martese gjatë këtij viti, ish-bashkëshortët mund të ritakohen në sheshxhirim.
Në moshën 30-vjeçare, Miranda tashmë mund të quhet një “veterane” e fushës së modës, ndaj ajo ka nisur që të mendojë për një të ardhme në aktrim.“Miranda është takuar me disa producentë të mëdhenj dhe shumë shpejt mund të shndërrohet në një ikonë të ekranit”, deklaroi një burim pranë modeles për revistën gossip “TMZ”.
Obama: Nuk më lejohet të përdor një iPhone!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka pranuar se i është ndaluar përdorimi i telefonit iPhone për “arsye sigurie”, por gjithsesi stafi i tij, i ka lejuar përdorimin e një iPad.
Për shkak se iPhone nuk ka nivelin e duhur të sigurisë, Presidenti përdorte vetëm Black Berry. Në dhjetor të vitit 2012 ai është fotografuar duke përdorur modelin Black Berry Bold 9900.
Obama luftoi për të mbajtur telefonin e tij “BlackBerry”, pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2009. Ai tha se vetëm dhjetë persona e kishin adresën e tij personale të e-mail-it.
Ndotja mbyt Shangain!
Alarm për ndotjen në Shangai, qendra kryesore financiare e Kinës. “Jorgani” i trashë i smogut ka reduktuar shikimin në disa dhjetra metra, duke shkaktuar vonesë në fluturime dhe lënë hije në horizont.
Fernanda Lima, mikëpritësja seksi e shorteut të Kupës së Botës!
Vëmendja gjatë shortet të Kupës së Botës 2014 shkoi edhe tek Fernanda Lima, 36 vjeç, modelja dhe aktorja braziliane, e cila ishte zgjedhur si mikëpritëse.