Sulmohet vëllai i Paris Hilton, ai akuzon Lindsay Lohan
Vëllai i Paris Hilton, Barron është bërë pre e një sulmi të ashpër në Hollywood, që ai pretendon se është organizuar nga Lindsay Lohan.
Sipas TMZ, Barron u godit nga disa persona në orët e para të së premtes, pas pjesëmarrjes në një festë ku njëkohësisht ndodhej edhe Lohan me miqtë e saj. TMZ thotë se dëshmitarë nga vendi i ngjarjes tregojnë se Lindsay dhe Barron kanë debatuar në mjediset e lokalit që po frekuentonin. Aktorja i është drejtuar pinjollit të perandorisë Hilton me dyshimet se ky i fundit ishte epiqendra e disa thashethemeve për të të përhapura aty.
Vetë Lindsay Lohan mohoi të ketë qenë prezente gjatë sulmit ndaj Barron, por një video në internet tregon vëllain e Paris, që pak momente pas sulmit është duke debatuar sërish me aktoren.
Add new comment