Naked City
Dani Mathers ngre temperaturat
Modelja e revistës së njohur Playboy, Dani Mathers, është shfaqur në një set të nxehtë fotosh.
24-vjeçarja, e cila u shpall si “Miss Janari” tek revista Playboy, ka pozuar vetëm me bikini për një reklamë në Los Anxhelos.
Ajo ka treguar gjithë hiret e saj, duke treguar kështu përse është zgjedhur edhe si vajza e muajit janar për revistën e famshme.
Tony Blair, shkaktari i divorcit të Rupert Murdoch?
Tony Blair mund të jetë shkaktari i divorcit të manjatit të mediave, Rupert Murdoch.
Daily Mail bën me dije se dyshohet që ish-kryeministri britanik, të ketë pasur një marrëdhënie intime me ish-bashkëshorten e Murdoch, Wendi Deng.
Sipas Daily Mail, Deng e kishte pranuar para Murdoch se kishte një tërheqje të madhe për Blair, dhe ai i ka kërkuar që të zgjedhë pikërisht mes tij dhe ish-kryeministrit britanik.
Kjo gjë më pas çoi në divorcin e tyre.
Rita Ora shkëlqen në British Fashion Aëards
Ajo është nata më e madhe e modës në Britani. Bëhet fjalë për British Fashion Awards.
Dhe në këtë natë të madhe shkëlqente këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, që u shfaq edhe në krah të modeles Kate Moss.
Daily Mail e ka krahasuar shqiptaren me aktoren e famshme Rita Hayworth.
“Ose mua, ose Tonin”
“Ose mua, ose Tonin”. Ky ka qenë reagimi i manjatit të mediave, Rupert Murdok ndaj bashkëshortes së tij Uendi Deng, 40 vjet më e re, në momentin kur ka mësuar për lidhjen e saj me ish-kryeministrin britanik, Toni Bler. Zërat për një marrëdhënie të fshehtë mes Toni Bler dhe gruas së dytë të Murdok qarkullonin prej kohësh. Por së fundmi këto zëra janë përforcuar nga lajmi i përhapur se që të dy ata kishin fjetur tre herë në shtëpinë e Murdok dhe ky i fundit s’kishte kuptuar asgjë.
Robin Williams në rolin e Eisenhower
Së shpejti në kinema del filmi “The Butler” (Maxhordomi) i regjisorit Lee Daniels. Në qendër të filmit është një maxhordom me ngjyrë që shërbeu për 30 vjet me radhë në Shtëpinë e Bardhë.
Maxhordomi që shërbeu në Shtëpinë e Bardhë nga viti 1957 deri në vitin 1986, në ato kohë kur ishte ende tabu zgjedhja e një presidenti jo të bardhë, do të interpretohet nga Forest Withaker.
Filmi bazohet në rrëfimin e maxhordomit dhë këndvështrimin e tij për ndryshimet më të mëdha të shoqërisë amerikane, nëpër presidenca të ndryshme.
Filmi i ri i Chloe Moretz
Aktorja e re Chloe Moretz është protagonistja kryesore në filmin ‘If I Stay’, xhirimet e të cilit janë zhvendosur në Vankuver të Kanadasë.
Ky film është i bazuar në librin “bestseller” të Gayle Forman, ndërsa R.J. Cutler është regjisori i kësaj historie dashurie, ku interpretojnë edhe Jamie Blackey e Mireille Enos.
Chloe Moretz luan rolin e një muzikanteje adoleshente e cila bie në koma pas një aksidenti të rëndë dhe i jepet mundësia për të zgjedhur mes vdekjes dhe kthimit në jetë.
Nisin xhirimet e ‘50 Shades Of Grey’
Bota perverse seksuale e Christian Grey-t dhe Anastasia Steele ka nisur të marrë formë pasi më në fund kanë nisur në Vankuver xhirimet e filmit ‘Fifty Shades Of Grey’ (50 Hijet e Greit), një përshtatje e romanit të E. L. James me të njëjtin titull.
Kimi spikat në kartolinën e familjes Kardashian
Po afron periudha më e bukur e vitit dhe nuk e kemi fjalën për festat e fundvitit, por për kartolinën që familja Kardashian lëshon për të uruar Krishtlindjet.
Si zakonisht, më shumë bie në sy Kim Kardashian, e cila për kartolinën e këtij viti ka zgjedhur një fustan që nxjerr në pah pjesën e saj më të mirë.
Shayk fiton “Topin e Artë”
Irina Shayk, e dashura e Cristiano Ronaldos fitoi “Topin e saj të Artë”, duke u zgjedhur si femra më e bukur e planetit në vitin 2013, nga revista “Maxim”.
Çmimi për supermodelen ruse vjen ndërsa Ronaldos i duhet ende të presë për të mësuar nëse do të kompletojë çiftin “e artë”. “Faleminderit për këtë surprizë të këndshme. Jam shumë mirënjohëse dhe falenderoj të gjithë ata që votuan për mua”, falenderoi Shayk pas marrjes së këtij çmimi në profilin e saj në “Facebook”.
Humb jetën aktori Paul Walker
Aktori amerikan Paul Walker, protagonist në filmin me disa seri të “Fast & Furious”, humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kaliforni.
40-vjeçari ishte pasagjer në një makinë sportive “Porsche”, e drejtuar nga një miku i tij, i cili gjithashtu mbeti i vrarë.