Naked City
“Kënga Magjike” para finales, 10 këngët më të klikuara
Konkurrenca këtë vit mes këngëtareve femra BIG
Di Caprio, 3 milionë $ për të shpëtuar tigrat e Nepalit
Los Angeles, 23 nëntor - Aktori i Hollywoodit, Leonardo Di Caprio ka dhuruar 3 milionë dollarë për të ndihmuar në shpëtimin e tigrave në Nepal. Ai e bëri donacionin e tij për World Wildlife Fund përmes fondacionit të tij të bamirësisë.
Fondet do të përdoren për të rritur numrin e tigrave në Nepal deri në vitin 2022, që do të jetë viti i tigrit. Në një deklaratë, aktori 39-vjeçar u shpreh se shpreson që donacioni i tij të ndihmojë në dyfishimin e numrit të tigrave në këtë vend aziatik, transmeton TCH.
“Kleopatra”, shkatërrimi që la pas! (foto)
Cikloni “Kleopatra” që goditi Sardenjën ka shkaktuar deri në këto momente 16 të vdekur, sipas të dhënave zyrtare. Fillimisht u raportuan 18, por një nga dy të deklaruar të zhdukur u gjet i gjallë. Ky është shkatërrimi që ka lënë pas stuhia e fuqishme.
People: Adam Levine, mashkulli më seksi në botë! (foto)
Është Adam Levine, 34 vjeç, këngëtari kryesor i grupit Maroon 5, njeriu më seksi në botë për vitin 2013. Titulli i është dhënë nga revista e famshme People, e cila e ka vënë në krye të listës së meshkujve më seksi për vitin 2013. “Mendova se ishte një shaka”- ka qenë reagimi i parë e Adam, i cili ka shtuar se, ka mbetur i habitur dhe i shtangur nga vlerësimi. Lista vijon më tej me Chris Hemsëorth, Hugh Jackman, Idris Elba, Jimmy Fallon, Bruno Mars, Justin Timberlake, Chris Pine, Pharell Ëilliams, Ronan Farroë, Justin Theroux, and David Beckham.
Shpërthen vullkani, Japonisë i shtohet një “ishull”!
Këto janë imazhet e krijimit të një mini-ishulli në det në jug të Tokios, si rezultat i shpërthimit të një vullkani. Ka një diametër rreth 200 metra dhe është pjesë e arqipelagut Ogasawara.
Beyonce-Jay Z. mohojnë krizën në çift
Marrëdhënia midis Beyonce dhe Jay Z. flitej se po përjetonte një moment krize, pasi u mësua se reperi 42-vjeçari shpenzoi 7 mijë euro për të qerasur me pije një fituese të një konkursi bukurie gjatë një turi europian në Belgjikë.
Bieber: Marr këshilla nga Will Smith
Ndonëse vetëm 19 vjeç, Justin Bieber ka miliona fansa në të gjithë botën dhe suksesi i tij e shpërbleu me 80 milionë dollarë fitime në vetëm gjashtë muajt e parë të 2013-s.
Megjithatë, pas këtij suksesi të paprecedent, fshihet një tjetër emër i madh i botës së "show-bizz", Will Smith.Në një intervistë për "Hollywood Reporter", vetë i idhulli i adoleshentëve zbuloi se shkëmben telefonata të përjavshme me Smith, me të cilin këshillohen mbi çështje të ndryshme që lidhen me karrierën apo problemet e tij shpirtërore.
“Topi i Artë” i Cristiano Ronaldos
Cristiano Ronaldo po kalon një formë shumë të mirë dhe është në luftë për të fituar Topin e Artë me francezin Frank Ribery, por edhe nëse nuk e fiton, portugezi do të ketë se me çfarë të ngushëllohet.
Partnerja e tij, modelja Irina Shayk, duket në formë të shkëlqyer në një set fotografik të “nxehtë” për revistën ‘7 Hollywood’. 27-vjeçarja shfaqet e veshur vetëm me të brendshme të zeza lëkure.Irina Shayk është e dashura e Cristianos që nga viti 2010.
Eva Longoria zhvishet për ‘Elle’
Eva Longoria ka pranuar të pozojë tërësisht e zhveshur për versionin spanjoll të revistës ‘Elle’ edhe pse deklaroi në intervistë se ndihet shumë e pasigurtë për fizikun e saj.
Aktorja 38-vjeçare shfaqet e mbuluar vetëm me diamantë Swarovski në kopertinën e kësaj reviste.Javën e kaluar revista ‘People’ publikoi se Eva Longoria është lidhur me Antonio Baston, presidentin e kompanisë televizive amerikano-latine Televisa.
E mrekullueshmja Sophia Loren
Në 50-vjetorin e kalendarit Pirelli, mes shumë modeleve të reja, ishte e pranishme edhe Sophia Loren, e cila duke gjykuar nga fotot është e vështirë të besohet se është 79 vjeç.
Gjashtë vite më parë, Sophia kishte pozuar për kalendarin duke u bërë modelja më e vjetër e pranishme në të, ndërsa këtë radhë ishte thjesht e ftuar në mbrëmjen e zhvilluar në Milano të Italisë ditën e enjte.