Di Caprio, 3 milionë $ për të shpëtuar tigrat e Nepalit

Postuar në 23 Nëntor, 2013 17:17

Los Angeles, 23 nëntor - Aktori i Hollywoodit, Leonardo Di Caprio ka dhuruar 3 milionë dollarë për të ndihmuar në shpëtimin e tigrave në Nepal. Ai e bëri donacionin e tij për World Wildlife Fund përmes fondacionit të tij të bamirësisë. 

Fondet do të përdoren për të rritur numrin e tigrave në Nepal deri në vitin 2022, që do të jetë viti i tigrit. Në një deklaratë, aktori 39-vjeçar u shpreh se shpreson që donacioni i tij të ndihmojë në dyfishimin e numrit të tigrave në këtë vend aziatik, transmeton TCH. 

Tigrat e Nepalit konsiderohen si një specie në rrezik dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të urbanizimit ilegal që është shtrirë edhe në xhungël. 

Donacioni i Di Caprios do të shërbejë edhe për të mbështetur patrullat që mbrojnë kafshët dhe riparojnë ambientet për to. 

Deri tani, fondacioni ka ndihmuar në rritjen e popullsisë së tigrave në parkun kombëtar Terai Bardia të Nepalit nga 18 në 50 kafshë të tilla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.