Naked City
Mila Kunis shtatzanë?
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis mund të jenë duke pritur fëmijën e tyre të parë, informoi të mërkurën "Hufftington Post".
Ndonëse lajmi është ende në një fazë spekulimi, sipas mediave rozë, agresiviteti i tepruar i Kutcher mbrëmjen e 25 Nëntorit mund të jetë ndikuar pikërisht nga kjo shtatzani.
Atë mbrëmje, çifti i aktorëve darkoi në një restorant shik në Los Anxhelos dhe në momentin e daljes, Kutcher u konfrontua me paparacët, duke i kërkuar atyre në mënyrë aspak të sjellshme që të largoheshin nga vendi.
“America’s Sweetheart”, Roberts zgjedh Jennifer Lawrence
Prej kohësh ajo mban titullin jozyrtar “America’s Sweetheart”. Julia Roberts edhe vetë e ndjen që vitet kalojnë edhe për të, dhe herët a vonë do t’i duhet ta dorëzojë këtë titull.
Por kush e meriton këtë? Protagonistja e “Pretty Woman” e ka zgjedhur, ajo është Jennifer Lawrence. 23-vjeçarja fitoi cmimin Oscar si aktorja më e mirë protagoniste me rolin e saj në filmin “Silver Linings Playbook”, ndërsa Roberts ishte vetëm 22-vjeçar kur luajti tek “Pretty Woman” përkrah Richard Gere.
Lady Gaga provokon aparatët
Njihet për daljet e saj ekstravagante në publik, për zgjedhjen e veshjeve që ndoshta tregojnë më shumë se ç’duhet…ndonjëherë.
Megjithatë, Lady Gaga nuk do t’ia dijë. Këngëtarja është fotografuar provokuese gjatë një eventi publik, madje nuk nguroi as të provokojë aparatët me pozicionimin para tyre.
Princi William këndon me Bon Jovin
Princi William në versionin rock. Mbrëmjen e së martës, gjatë një koncerti bamirësie të zhvilluar në Kensigton Palace, Princi William ka kënduar së bashku me këngëtarin Bon Jovi duke treguar talentin e tij muzikor.
Këtij dueti të improvizuar i është bashkuar edhe këngëtarja e muzikës “country” Taylor Swift. Kënga e kënduar nga kjo treshe ishte e famshmja ‘Livin’ On A Prayer’.Në këtë mbrëmje nuk ishte e pranishme Kate Middleton.
Klum ndërron rol
Si një prej modeleve më të famshme të historisë, Heidi Klum është shumë e familjarizuar me sesionet e fotografimeve.
Megjithatë, 40-vjeçarja ndryshoi rolet ditën e hënë, duke mos qënë ajo përpara kameras.
Klum drejtoi nga Malibuja (SHBA), në rolin e regjizores, sesionin fotografik të disa modeleve, konkurrente në "Germany Next Top Model".Pa dyshim, pjesëmarrëset e këtij konkurrsi duhet të ndihen me fat pasi janë duke mësuar prej më të mirës.
West ofendon Kravitz pa e ditur që ndodhej në publik
Kanye West u vendos në një situatë tejet të sikletshme, kur nisi një sulm të papritur verbal ndaj Lenny Kravitz, pa e ditur që ai ishte i pranishëm në skenë.
Sfida për Gines, 3 minuta i mbështjellë nga flakët!
Ai është Joe Toedtling dhe fotografitë i përkasin sfidës së tij të fundit. Ai u angazhua për të bërë një shëtitje 3-minutëshe i mbështjellë nga flakët.
Sfida, që u realizua në Salzburg, u regjistrua në Gines, por natyrisht, kurrsesi nuk duhet ta provoni në shtëpi.
Ishulli që Angelina Jolie i ka blerë Brad Pitt!
Dashuria e tyre për njëri-tjetrin nuk është vënë asnjëherë në dyshim, por Angelina Jolie e ka përforcuar me sa duket thellësinë e ndjenjave të saj për Brad Pitt, duke i blerë një ishull në formë zemre.
Aktorja thuhet se ka paguar 12.200.000 stërlina për të izoluar Petran, ndërsa Brad përgatitet për të festuar ditëlindjen e tij të 50-të më 18 dhjetor.
Candice shkëlqen në plazh
Para pak kohësh u përzgjidh si imazh i “Victoria’s Secret” dhe për të disatën herë Candice Swanepoel tregon se përzgjedhja e saj nuk është rastësi.
Modelja 25-vjeçare mahniti të gjithë me formën dhe fizikun e saj në setin e ri të fotove për linjën e të brendshmeve të “Victoria’s Secret” në plazhet e St. Bart të premten. Për modelen afrikano-jugore ishin zgjedhur bikini ngjyrë rozë, jo “të ekzagjeruara” për të treguar linjën e të brendshme të “Victoria’s Secret” Verë 2014.
Silvsted, e mrekullueshme në Majemi
Modelja dhe protagonistja e disa filmave, Victoria Silvsted, tregoi në Majemi se nuk e ka humbur freskinë, pavarësisht se përgatitet të nisë dekadën e pestë të jetës së saj.
39-vjeçarja, e fotografuar ndërsa shijonte ujin e Oqeanit Atlantik në fundjavë shfaqi një trup të tonifikuar dhe linja ende për t'u pasur zili.Suedezja, e cila ka një shtëpi në "Sunshine State", një prej zonave rezidenciale më të lakmuara të Floridës, tregoi edhe aftësi të mira sportive, teksa kaloi kohë duke u argëtuar me sërf.