Naked City

Çfarë i thoshte mendja këtij këngëtari?

Postuar në 19 Nëntor, 2013 08:06

Zakonisht këngëtarët që bëjnë zhytje mbi fansat, e bëjnë këtë nga një lartësi e ulët.

Por ky këngëtar i muzikës rap shkoi shumë larg, kur kërceu mbi fansat nga një lartësi prej 12 metrash.

George Watsky, 27 vjeç, u hodh mbi turmën, pasi i pyeti fillimisht njerëzit nëse do e mbanin.

Fansat u hapën nga frika e këngëtarit që u hodh nga një lartësi sa tre kate dhe ai përfundoi mbi trupin e një femre e një mashkulli, duke u shkaktuar plagë të rënda.

Fansja femër theu krahun, kurse mashkulli pësoi plagë të rënda në shpinë.

Vetë këngëtari mori shumë plagë.

Nuk ka se si të të mos tërheqë vëmendjen kjo femër!

Postuar në 19 Nëntor, 2013 08:01

Modelja britanike Kelly Brook është fotografuar në Los Angelos së bashku me një mikeshën e saj, teksa shkonte në palestër.

E veshur me një palë streçe të ngjitura pas trupit dhe me një kanatiere, 33-vjeçarja dukej më seksi se kurrë.

Dhe, natyrisht që nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e meshkujve që haste rrugës!

Kjo femër vërtet që di të ekspozohet siç duhet

Postuar në 19 Nëntor, 2013 08:00

Atë e ndjekin paparacët ngado që shkon.

Fotot e saj shiten sa hap e mbyll sytë, ndërkohë që shumë kritikë ankohen se po vlerësohet një njeri që nuk bën asgjë.

Por natyrisht nuk mendojnë kështu miliona fansa të saj, që e adhurojnë sidomos për shkak të formave.

Bëhet fjalë për Kim Kardashian, që u fotografua ndërsa po shkonte tek ekspozita e koleksionit të ri të Mario Testino.

Në sy ra sidomos dekolteja e Kardashian.

Tre në një

Postuar në 18 Nëntor, 2013 14:52

Vetëm disa ditë pasi fitoi faqet e para të shtypit rozë me një sfilatë të shkëlqyer mode të realizuar në Manhatan, "Victoria's Secret" u rikthye të surprizonte publikun këtë të hënë me modelet e saj në plazhet e Indeve Franceze, në Karaibe.

Drew, shtatzania nuk e plogështon

Postuar në 18 Nëntor, 2013 14:50

Mund të jetë shtatzanë me fëmijën e saj të dytë, por nuk ka asnjë shenjë ngadalësimi të ritmit të zakonshëm të jetesës së aktores hollivudiane Drew Barrymore.

38-vjeçarja u fotografua në shoqërinë e bashkëshortit Will Kopelman dhe të vajzës Olive, ndërsa shëtisnin përpara se të uleshin në një kafe, në Hollivudin Perëndimore.Barrymore është parë aktive së fundmi edhe në aktivitetet e tjera sociale në të cilat është përkushtuar.

Diplomatja skandalizon Serbinë

Postuar në 18 Nëntor, 2013 14:48

Një politikane serbe ka bërë bujë në vendin e saj, pasi një seri fotosh provokuese u publikuan të hënën në të përditshmen "Blic".

Vanja Hadzoviç, një këshilltare e Ministrisë së Punëve të Jashtme është duke planifikuar një karrierë si diplomate.Megjithatë, imazhet seksi sugjerojnë se vajza nuk është plotësisht e përshtatur për këtë detyrë dhe se hiret e saj mund të kenë ndikuar më shumë se aftësitë e 27-vjeçares për t'u punësuar në ministrinë e drejtuar nga Ivan Mrkiç.

Pra, kjo është tendenca e fundit e pasanikëve arabë?

Postuar në 18 Nëntor, 2013 08:41

Tendenca e fundit për pasanikët arabë duket se është ajo e të pozuarit në krah të kafshëve shtëpiake.

Shtëpiake?

Në fakt nuk janë qen e mace, por kafshë të egra, kryesisht luanë.

Fotot janë përhapur në faqen e Instagram, kushtuar fëmijëve të pasanikëve.

Fotot më të klikuara janë ato të Humaid AlBuQaish, që poston rregullisht fotot e tij me luanët.

Tregtia me këto ‘mace’ të mëdha është përhapur shumë mes arabëve të pasur.

Një luan i bardhë tani shitet rreth 50 mijë euro.

Bukuroshja Rihanna tregon këmbët e tonifikuara

Postuar në 18 Nëntor, 2013 08:38

Së fundmi ajo përfundoi turin e saj botëror “Diamonds” dhe tani ka më shumë kohë të lirë në dispozicion.

Kështu, të dielën Rihanna u fotografua duke shkuar me miqtë e saj në një restorant në Manhattan.

25- vjeçarja duket në formë, ndërkohë që ka treguar edhe njëherë këmbët e tonifikuara.

Jessica Alba nuk ka nevojë për dublante

Postuar në 18 Nëntor, 2013 05:27

Jessica Alba interpreton rolin e një vrasëseje në filmin e saj më të fundit dhe nëpërmjet Instagram-it aktorja ka treguar se nuk ka nevojë për dublante për xhirimin e skenave më të rrezikshme.

Së bashku me aktoren e re Hailee Steinfeld, Alba tregoi elasticitet e varur në një litar.Filmi me titull ‘Barely Lethal’ tregon historinë e një vrasëseje adoleshente (Steinfeld) e cila shtiret si e vdekur për t’i shpëtuar punëdhënësve të saj e për të nisur një jetë të re si nxënëse gjimnazi.

‘Barely Lethal’ ka regjinë e Kyle Newman dhe skenarin e John D’Arco.

Hollivudi nderon Angelina Jolie

Postuar në 18 Nëntor, 2013 05:26

Hollivudi nderoi aktoren e famshme Angelina Jolie me një çmim për punën bamirëse që ajo ka bërë në bashkëpunim me Agjensinë e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara gjatë dekadës së fundit.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City