Naked City
Në shtrat me Miley dhe katër qen
Prej të paktën disa javësh, Miley Cyrus supozohet të flejë e vetme, pas ndarjes nga i fejuari Liam Hemsworth dhe pas disa deklaratave të saj publike për argëtimin që po bën si beqare.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se në shtratin e saj, këngëtarja nuk ka më se kë të përkëdhelë.21-vjeçarja postoi këtë të hënë në profilin e saj në "Twitter" një seri fotografish të saj, në të cilat shfaqet në krevatin e saj së bashku me të katërt qentë që ka në pronësi.
Reid, plazh dhe pica
Tara Reid, aktorja e disa filmave hollivudianë u fotografua në një ditë të qetë plazhi në Majemi.
38-vjeçarja u shfaq tepër sportive dhe indiferente ndaj paparacëve, duke shijuar e qetë ditën dhe picën që kishte porositur për drekë.Gjatë qëndrimit në plazh, Reid iu bashkua i dashuri i saj muzikant, Erez Eisen, i cili gjithashtu tregoi një formë të mirë trupore vetëm me rroba banjo.
Rihanna shkëlqen në “American Music Awards”
Ka qenë pranë saj në momentet e bukura dhe ato të vështira kështu që ishte e kuptueshme që nëna e këngëtares Rihanna të ishte tejet e emocionuar në momentin që i dorëzoi vajzës së saj çmimin e Ikonës në mbrëmjen e American Music Awards. “Rihanna, jam shumë krenare për ty. E di që rruga e karrierës tënde nuk ka qenë gjithmonë e lehtë dhe për këtë arsye të vlerësoj për forcën që ke dhe përqendrimin që arrin të mbash.
Lady Gaga, sekretarja seksi e presidentit amerikan
Lady Gaga nuk zhgënjeu me performancën e saj mbrëmjen e së dielës në American Music Awards. Këngëtarja u shfaq si një sekretare seksi e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në këtë rast interpretohej nga këngëtari Kelly.
Performanca e dy artistëve menjëherë të sillte në mendje lidhjen ish-presidentit amerikan Bill Clinton me sekretaren e tij Monica Lewinsky.Gaga dhe Kelly morën edhe disa poza të “rrezikshme” në tavolinë gjatë performacës së këngës “Do What U Want”.“Kam punuar shumë për këtë performancë sepse doja që të mbahej mend”, ka thënë Lady Gaga për ‘E!’.
Ke$ha tregon format në këngën e re të Pitbull-it
Pitbull performoi për herë të parë këngën e tij më të re me titull ‘Timber’ në American Music Awards ditën e dielë dhe më pas e postoi videoklipin e saj në profilin e tij të Facebook-ut.
32-vjeçari ka bashkëpunuar për këtë këngë me Ke$ha, e cila shfaqet shumë pak e veshur në këtë video.Sot do të lançohet edhe albumi i ri i Pitbull me titull ‘Global Warming Meltdown
Herzigova: Njerëzit shesin veten në Facebook
Eva Herzigova është një nga modelet më të famshme të industrisë së modës, por ndryshe nga VIP-at e tjerë ajo nuk është aspak aktive në rrjetet sociale. 40-vjeçarja çeke nuk e kupton modën e të ndarit gjithçka nga jeta personale nëpërmjet Facebook-ut apo Twitter-it. Duke folur për revistën ‘Edit’, Herzigova deklaroi: “Në shoqërinë aktuale, njerëzit shesin edhe shpirtin në Facebook. Unë jam kundër këtyre rrjeteve sociale sepse nuk dua ta shes veten.”Top modelja tregoi edhe sekretin e karrierës së saj 24-vjeçare: “Gjithmonë jam stërvitur shumë dhe kam zgjedhur punët e duhura.”
Bieber dhe palestra
Në profilet e tij në rrjetet sociale, Justin Bieber po kujdeset që të vendosë gjithmonë e më shumë në dukje masën muskuloze të vënë falë punës në palestër dhe sportet ekstreme.
Di Caprio, 3 milionë $ për të shpëtuar tigrat
Aktori Leonardo Di Caprio ka dhuruar 3 milionë dollarë për të ndihmuar në shpëtimin e tigrave në Nepal. Ai e bëri donacionin e tij për World Wildlife Fund përmes fondacionit të tij të bamirësisë.
Fondet do të përdoren për të rritur numrin e tigrave në Nepal brenda vitit 2022, që është dhe viti i tigrit. Në një deklaratë 39-vjeçari u shpreh se shpreson që donacioni i tij të ndihmojë në dyfishimin e tigrave të vendit aziatik.
Tigrat e Nepalit konsiderohen si një specie në rrezik dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të urbanizimit ilegal që është shtrirë edhe në xhungël.
'Dëshpërimi' i nënës elegante
Shumë gra dhe vajza do të kishin dëshirë që të rrëmonin dhe të provonin rrobat që ndodhen në garderobën e Victoria Beckham.
Por jo çdokush mund t'i veshë ato, pasi janë masë tejet e vogël.
Kështu një britanike, e quajtur Annabel Cole ka qenë ndër ato gra që ka blerë rroba të Victoria-s, qe ishin nxjerrë në ankand. Qëllimi i këtij ankandi ishte që paratë e fituara të shkonin për bamirësi për familjet e prekura nga tajfuni në Filipinë.
Eminem pranë ribashkimit me (ish) bashkëshorten
Eminem është pranë ribashkimit për herë të tretë me ish-bashkëshorten e tij, Kim Scott.
Lajmi është njoftuar nga e ema e Kim e cila për Radaronline tha se cifti është më pranë se kurrë ribashkimit të tyre.
Ligjërisht rreperi 41-vjeçar është i martuar ende me Kim, pavarësisht se që prej 2006 ata nuk jetojnë më bashkë.
Martesa e tyre e parë u bë më 1999-ën, për t’u ndarë dy vite më vonë. U rimartuan sërish në 2006-ën dhe brenda të njëjtit vit u ndanë sërish. Së bashku kanë një vajzë 17-vjeçare të quajtur Hailie.