Rihanna shkëlqen në “American Music Awards”

Postuar në 25 Nëntor, 2013 08:36

Ka qenë pranë saj në momentet e bukura dhe ato të vështira kështu që ishte e kuptueshme që nëna e këngëtares Rihanna të ishte tejet e emocionuar në momentin që i dorëzoi vajzës së saj çmimin e Ikonës në mbrëmjen e American Music Awards. “Rihanna, jam shumë krenare për ty. E di që rruga e karrierës tënde nuk ka qenë gjithmonë e lehtë dhe për këtë arsye të vlerësoj për forcën që ke dhe përqendrimin që arrin të mbash. Është e habitshme sesi ti gjithmonë nxjerr pozitiven nga çdo eksperiencë e jotja”, tha Monica Braithwaite.Rihanna u shpreh e habitur që merrte çmimin e Ikonës në një moshë kaq të re (25 vjeç) dhe falenderoi për këtë fansat e saj që i përkufizoi “Ushtria Rihanna”.Këngëtarja nga Barbados mori edhe çmimin si artistja e preferuar R&B mbrëmjen e së dielës në Nokia Theater të Los Angeles.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.