Naked City

Beyonce tregon format

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 14:53

Jemi mësuar ta shohim me shumë pak rroba veshur në skenë, por Beyonce ka vendosur që edhe jashtë skenës të furnizojë fansat e saj me foto seksi.

Këngëtarja 32-vjeçare po kalon disa ditë pushimi në Xhamajkë dhe me këtë rast ka përfituar për të pozuar me bikini duke treguar se është në një formë të shkëlqyer.

Fotot janë postuar në profilin e saj në Tumblr.

Mariah Carey “ndez” pemën e Krishtlindjeve

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 14:51

Mariah Carey mahniti pjesëmarrësit në festën e ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjeve në Nju Jork.

Këngëtarja 43-vjeçare me dy performanca të vecanta në skenë u shfaq me dy fustane të ndryshëm, por pa hequr dorë nga stili. Fillimisht Mariah doli në skenë me një fustan të kuq të kombinuar mirë me aksesorët e tjerë dhe më pas me një fustan të bardhë.Gjatë performancës së saj ajo këndoi edhe “All I Want for Christmas is You” dhe në skenë shoqërohej nga një grup të rinjsh të përshtatur për atmosferën festive.

Rita Ora në filmin ’50 Shades Of Grey’

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 16:18

Rita Ora ka njoftuar se ka fituar një rol në filmin ‘50 Shades Of Grey’. Këngëtarja me origjinë nga Kosova e dha këtë lajm nëpërmjet profilit të saj në Twitter duke shtuar se do të interpretojë Mian, motrën e milionerit Christian Grey.

23-vjeçarja është shfaqur dhe më parë në dy filma: Spivs (2004) dhe Fast & Furious 6 (2013), por kanë qenë role të vogla.23-vjeçarja është shfaqur dhe më parë në dy filma: Spivs (2004) dhe Fast & Furious 6 (2013), por kanë qenë role të vogla.

Paul Walker, edhe në serinë e 7 të "Fast & Furious"

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 16:17

Vdekja tragjike e Paul Walker, protagonistit të pesë prej gjashtë episodeve të "Fast & Furious" ditën e shtunë, mund të mos e pengojë të ndjerin që të marrë pjesë në serinë e shtatë të filmit.

Agelina Jolie, një regjisore e rreptë

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 16:15

Angelina Jolie po vazhdon punën për filmin e saj të dytë si regjisore dhe të hënën aktorja e famshme është parë në Australi për xhirimin e skenave të Unbroken’.

Clooney: Nuk e kam gjetur ende dashurinë e jetës

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 16:13

George Clooney ka deklaruar në një intervistë për revistën ‘Ë’ se ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës së tij.

Aktori 52-vjeçar gjithsesi e di shumë mirë se çfarë kërkon nga një femër: “Kur isha fëmijë, isha i dashuruar pas Audrey Hepburn. Gjithashtu më pëlqente shumë Roman Holiday, më dukej gjëja më elegante në Botë. Kam qenë i dashuruar edhe me Grace Kelly.”Në setin fotografik për këtë revistë, Clooney është veshur me një kostum të zi Giorgio Armani me pika të bardha, me një këmishë të bardhë me pika të zeza dhe në sfond është një mur i zi po me pika të bardha.

Satta dhe Boateng presin një fëmijë!

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 08:47

“Presim një fëmijë! Jemi të lumtur tu njoftojmë të gjithëve se së shpejti presim një pjesëtarë tjetër të familjes “Satteng”. Me dashuri M.KP. MJ.

Ky ka qenë njoftimi i ish velinës, Melissa Satta në Twitter, e fejuara e ish lojtarit të Milanit, Kevin Prince Boateng, i cili pak kohë më parë kaloi në Gjermani tek Schalke 04.
Edhe vetë lojtari ka postuar të njëjtin mesazh në Twitter. Lidhja e tyre duket se po shkon mjaft mirë, edhe pas kalimit në gjermani të Boateng.

Kur vendos të zhvishet femra më e dëshiruar e vitit

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 08:39

Revista e njohur “GQ” e ka shpallur atë si femrën më të dëshiruar të vitit 2013.

Natyrisht janë meshkujt ata që e kanë përzgjedhur.

Por tani modelja Emily Ratjokowski ka vendosur që të zhvishet për një set të nxehtë fotosh për këtë revistë.

Clooney në kërkim të thesarit

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 08:37

George Clooney në kërkim të veprave të artit të grabitura nga nazistët. Është skenari i filmit “The Monuments men”, ku interpretojnë edhe emra të tjerë të njohur si Matt Damon, Cate Blanchett e Bill Murray e që do të shfaqet në fillim të vitit të ardhshëm në kinema. Bazuar në librin me të njëjtin titull të Robert Esel, “The Monuments Men” tregon historinë e një grupi historianësh arti që gjatë Luftës së Dytë Botërore rrezikuan jetën nëpër Evropë, në kërkim të thesareve të grabitura nga nazistët e që rrezikonin të zhdukeshin, me qëllimin e vetëm për t’ua rikthyer pronarëve.

Lohan padit producentët e “GTA V”

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 08:36

Lindsay Lohan ka ngritur një padi kundër kompanisë së lojrave elektronike “Rockstar Games” për përdorim të një personazhi të ngjashëm me të në lojën e re “Grand Theft Auto V”.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City