Mariah Carey “ndez” pemën e Krishtlindjeve
Mariah Carey mahniti pjesëmarrësit në festën e ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjeve në Nju Jork.
Këngëtarja 43-vjeçare me dy performanca të vecanta në skenë u shfaq me dy fustane të ndryshëm, por pa hequr dorë nga stili. Fillimisht Mariah doli në skenë me një fustan të kuq të kombinuar mirë me aksesorët e tjerë dhe më pas me një fustan të bardhë.Gjatë performancës së saj ajo këndoi edhe “All I Want for Christmas is You” dhe në skenë shoqërohej nga një grup të rinjsh të përshtatur për atmosferën festive.
Add new comment