Naked City

Harper, një fanse e Lady Gagas

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 03:24

Si vajza e një prej këngëtareve më të famshme të botës, Harper Beckham duket se ka trashëguar veshin e muzikës së nënës së saj Victoria.

Çifti Beckham ishte i pranishëm, së bashku me tre djemtë dhe vajzën e tyre të mitur në një festë në Londër, në të cilën ishin të pranishëm disa këngëtarë dhe grupe të mëdhenj, midis tyre edhe Lady Gaga.2-vjeçarja Harper tregoi një entuziasëm të menjëhershëm kur pa se e pranishme ishte Gaga, duke detyruar prindërit që të zbulojnë se ajo dëgjon vazhdimisht në shtëpi këngët e kësaj artisteje.

Rebecca Black kthehet pas “suksesit” të Friday

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 15:38

Rebecca Black, këngëtarja e re që u bë e famshme për një këngë shumë pak të arrirë me titull Friday (E Premte), ka nxjerrë një këngë të re që quhet Saturday (E Shtunë).

Prindërit e këngëtares paguan 4000 dollarë tek një kompani për prodhimin e videos së Friday në vitin 2011, atëherë kur Rebecca ishte 13 vjeç. Kënga u konsiderua më e shëmtuara në Botë dhe u klikua rreth 61 milionë herë në YouTube.Sharjet dhe fyerjet që pasuan këtë këngë bënë që Rebecca ta vazhdonte shkollën në kushte shtëpie dhe familja e saj të paguante truproja për mbrojtjen e saj.

Hart, e parezistueshme në Majemi

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 15:36

Për shumicën prej nesh, jeta mbart sfida dhe të papritura të vazhdueshme gjatë të gjithë trajektores së saj.

Për disa të tjerë, jeta është sinonim i plazheve, ku paguhesh për të shijuar detin, diellin dhe të gjithë mrekullitë e natyrës, në vendet më piktoreske të këtij planeti.Jessica Hart, modelja australiane e "Victoria's Secret", pa dyshim që është një prej atyre të privilegjuarve që kanë një jetë, të paktën në dukje shumë më të thjeshtë.

Arsyeja e këtij privilegji? E lehtë ta kuptosh, duke parë hiret dhe format e saj të mrekullueshme.

Lady Gaga si pemë Krishtlindjesh

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 10:09

Kurrë nuk resht së habituri me veshjet e saj dhe duke qenë se jemi në një muaj festiv, Lady Gaga zgjodhi të paraqitej në Londër e veshur si pema e Krishtlindjeve.

Këngëtarja 27-vjeçare ndodhet në kryeqytetin e Anglisë për një koncert festiv në O2 Arena dhe të dielën këndoi disa nga hitet e saj më të famshme.Disa ditë më parë, në një intervistë për një emision televiziv amerikan, Lady Gaga deklaroi se ishte e dashuruar me marijuanën.

Xhirimet e‘Fast and Furious 7’ do të shkojnë deri në fund

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 10:07

Regjisori i filmit ‘Fast and Furious 7’ ka konfirmuar se xhirimet e tij do të shkojnë deri në fund edhe pas vdekjes së papritur të aktorit kryesor, Paul Walker.

Filmimet janë pezulluar aktualisht pas aksidentit tragjik të aktorit 40-vjeçar, por James Wan theksoi se filmi do të përfundojë prodhimin herët a vonë.“Kasti është i trishtuar, por po mundohemi ta kalojmë këtë që ndodhi”, tha regjisori për TMZ. Kur u pyet nëse xhirimet do të rifillonin sërish, ai tha thjesht: “Po”.

Linja ajrore kundër Miranda Kerr

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 10:06

Supermodelja Miranda Kerr është shndërruar në objektin e kritikave të mijëra punonjëseve të agjensisë më të madhe ajrore australiane, "Qantas".

Së fundmi, 30-vjeçarja modeloi veshjet e reja të stuardesave të kësaj linje.

Veshjet u prezantuan gjatë dhjetorit në një ceremoni gala, në të cilat, siç mund të imagjinohet Miranda ishte e ftuara e nderit.Megjithatë, ndërsa ish-bashkëshortja e Orlando Bloom njihet për format e saj sexy dhe të lakmueshme, jo të gjithë vajzat dhe gratë e "Qantas" kanë të njëjtat linja.

Basinger harron të plaket

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 10:05

Kim Basinger s’di të plaket. Aktorja ikonë e kinematografisë botërore, festoi së fundmi 60-vjetorin e saj të lindjes.

Megjithatë, Kimila Ann Basinger (emri i saj i plotë) vazhdon të ruajë freskinë e saj. Ajo që certifikon këtë është vajza 17-vjeçare, Ireland një klon i aktores nga lidhja e saj me Alec Baldwin.

Gerard Butler nuk i heq dot sytë nga kjo fanse e tij

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 15:34

Ai është një aktor i njohur në Hollivud dhe mjaft i pëlqyer për femrat.

Jo më kot edhe kjo fanse kërkoi prej Gerard Butler që të bënin një foto së bashku, ndërsa aktori ishte në plazhin e Majemit në Florida.

Aktori jo vetëm ia plotësoi këtë dëshirë, por edhe nuk ia shqiste sytë.

Kuptohet pse!

Sarah Harding “tradhtohet” nga fustani

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 15:31

Këngëtarja britanike, Sarah Harding, ka rënë pre e një incidenti jo fort të këndshëm ndërsa merrte pjesë në një eveniment.

Fustani i saj e ka tradhtuar për një moment, duke u hapur.

Por, për fat këngëtarja e grupit Girls Aloud ka qenë e veshur poshtë, duke shmangur kështu që incidenti të ishte më dramatik.

Clarkson: Kush thotë se shtatzania është e bukur, meriton të shtypet

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 15:29

Këngëtarja amerikane, Kelly Clarkson, është duke e përjetuar shumë keq shtatzaninë.

Edhe pse ndodhet vetëm në javën e 11-të të shtatzanisë, ajo është shprehur gjatë emisionit të Ellen DeGeneres, se shtatzania është e tmerrshme.

Sipas saj, kush thotë se periudha e shtatzanisë është e bukur, meriton të shtypet me makinë.

“Kur i pyes gratë se si kanë kaluar, më thonë: ‘Shumë bukur është, do ta shohësh’. Ndërsa pastaj i pyes: ‘A keni pasur mundime’, ato thonë se jo. Atëherë dua t’i përplas me makinë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City