Basinger harron të plaket
Kim Basinger s’di të plaket. Aktorja ikonë e kinematografisë botërore, festoi së fundmi 60-vjetorin e saj të lindjes.
Megjithatë, Kimila Ann Basinger (emri i saj i plotë) vazhdon të ruajë freskinë e saj. Ajo që certifikon këtë është vajza 17-vjeçare, Ireland një klon i aktores nga lidhja e saj me Alec Baldwin.
“Shpesh shihemi në pasqyrë dhe ngjajmë më shumë si motra”, thotë ajo. Basinger mbushi 60 vjeç të dielën më 8 dhjetor. Vec karrierës së saj si modele, aktore dhe problemeve në jetën personale, ajo është përjetësuar sidomos me rolin e saj në filmin “Nëntë javë e gjysmë” në krah të Mickey Rourke…sidomos me skenën ku kërcen me një fustan nate nën ritmet e “You can leave your hat on” të Joe Cocker.
Add new comment