Naked City

Stallone-De Niro, dy “pleq” të tërbuar

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 08:30

Sylvester Stallone dhe Robert De Niro mund të konsiderohen me të vërtetë dy “pleq” të tërbuar. Kjo, pasi dy aktorët ikonë të Hollivudit janë takuar në ring 30 vjetë pasi kanë interpretuar njëri Rockyn dhe tjetri “demin” Jake La Motta.

Gjithësesi, përballja ka ndodhur vetëm në filmin e radhës “The Grudge Match” (ndeshja e egër), premiera e të cilit u shfaq të hënën në Nju Jork. Përveç dy aktorëve legjendë, të veshur ‘casual’, në këtë premierë ka spikatur edhe prania e aktores Kim Basinger dhe ish-kampionit të boksit Larry Holmes.

Blake tregon klas edhe në aeroport

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 03:50

Ajo është pa dyshim një prej aktoreve që i kushton më shumë vëmendje pamjes së jashtme dhe stilit të saj në të veshur.

Natyrshëm, Blake Lively nuk bëri përjashtim as e fotografuar në aeroportin e Nju Jorkut, përpara se të merrte një fluturim për t'iu bashkuar bashkëshortit të saj hollivudian, Ryan Reynolds në Los Anxhelos.Protagonistja 26-vjeçare e "Gossip Girl", Lively tregoi edhe një herë më shumë se për të fituar vëmendjen e mediave asaj nuk i nevojitet as ekstravaganca dhe as ekspozimi i linjave të saj joshëse, por vetëm klasi në përzgjedhjen e veshjeve.

“Bond Girls”, si ishin, si janë

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 15:54

Personazhi i “James Bond” është shndërruar në një ‘mit’ tashmë. Vec aktorëve të mëdhenj që e kanë jetësuar në kinema këtë personazh, që prej Sean Connery, George Baker, Timothy Dalton, Roger Moore e deri tek Daniel Craig, agjenti sekret britanik shoqërohet gjithnjë në krah nga femra të hijshme. Që prej 1962, kur doli për herë të parë në ekran novela e Ian Fleming, korri një sukses të madh, duke bërë që vitet që pasonin të dilnin sërish të tjera aventura të 007-ës. Por ashtu si protagonisti edhe femrat në krah të personazhit kryesor kanë ndryshuar.

Përqafimi i ngrohtë Sir Elton-Barlow

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 15:46

Elton John dhe Gary Barlow "vodhën" skenën, në serinë finale të një programi të famshëm muzikor "reality-show" në Britaninë e Madhe.

James Cameron: Së shpejti, filmat Avatar 2, 3 dhe 4

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 07:52

James Cameron ka njoftuar se do të jetë regjisori i tre filmave të tjerë që do të jenë vazhdimi i suksesit ‘Avatar’. Regjisori i ‘Titanic’ bëri me dije se xhirimet e filmave do të bëhen në Zelandën e Re.

Sony përgatit filma të rinj me Njeriun Merimangë

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 03:27

Duket se studiot e prodhimit të filmave nuk ngopen me superheronj. Sony Pictures po përgatit dy filma të rinj me Spider-Man (Njeriu Merimangë) dhe dy të tjerë me armiqtë e tij: Venom dhe Sinister Six. 

Sipas ‘Bang Showbiz’, studioja ka nënshkruar kontratë me 5 skenaristë për këto projekte. Alex Kurtzman, Robert Orci dhe Jeff Pinkner do të shkruajnë ‘The Amazing Spider-Man 3’, film që pritet të ketë sërish regjinë e Marc Webb.

Ed Solomon do të shkruajë skenarin e ‘Venom’, ndërsa regjisori i këtij filmi do të jetë Alex Kurtzman.

Courtney Stodden kthehet në një brune seksi !

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 15:44

Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pas divorcit me bashkëshortin e saj, aktorin 53-vjeçar, Doug Hutchinson.

Dhe, si për të kthyer faqe, 19-vjeçarja Courtney Stodden ka vendosur që të ndryshojë edhe pamjen e saj, pasi tashmë është kthyer në brune.

Ajo është shfaqur si zakonisht provokuese në publik.

Ndërron jetë Peter O’Toole, i njohur me “Lawrence of Arabia” apo Priamin te “Troja”

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 15:40

Aktori Peter O’Toole, i cili shkëlqeu në filmin klasik të vitit 1962 të David Lean, “Lawrence of Arabia”, por i njohur gjerësisht edhe për rolin e tij te filmi Troja, si Priami (i ati i Hektorit dhe Paridit), ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare gjatë së shtunës, bën të ditur agjenti i tij. 

Ai ishte shtruar për mjekim në spitalin “Wellington” të Londrës, pas një sëmundjeje të gjatë, shtoi ai. Vajza e O’Toole, Kate, tha se familja është tronditur nga “shpërthimi i dashurisë reale dhe afeksionit të shprehur ndaj tij dhe ndaj familjes”.

Michelle Obama u jep Zonjave një mësim se si të ruajnë bashkëshortët e tyre!

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 09:30

Michelle Obama u jep Zonjave një mësim se si të ruajnë bashkëshortët e tyre!

Gëzuar Krishtlindjet nga Miley Cyrus

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 09:25

Miley Cyrus ka vendosur që t’i urojë Krishtlindjet fansave të saj duke bërë atë që di të bëjë më mirë: të ekspozojë trupin.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City