Stallone-De Niro, dy “pleq” të tërbuar

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 08:30

Sylvester Stallone dhe Robert De Niro mund të konsiderohen me të vërtetë dy “pleq” të tërbuar. Kjo, pasi dy aktorët ikonë të Hollivudit janë takuar në ring 30 vjetë pasi kanë interpretuar njëri Rockyn dhe tjetri “demin” Jake La Motta.

Gjithësesi, përballja ka ndodhur vetëm në filmin e radhës “The Grudge Match” (ndeshja e egër), premiera e të cilit u shfaq të hënën në Nju Jork. Përveç dy aktorëve legjendë, të veshur ‘casual’, në këtë premierë ka spikatur edhe prania e aktores Kim Basinger dhe ish-kampionit të boksit Larry Holmes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.