James Cameron: Së shpejti, filmat Avatar 2, 3 dhe 4

James Cameron ka njoftuar se do të jetë regjisori i tre filmave të tjerë që do të jenë vazhdimi i suksesit ‘Avatar’. Regjisori i ‘Titanic’ bëri me dije se xhirimet e filmave do të bëhen në Zelandën e Re.
Pritet që filmat të shfaqen në vitet 2016, 2017 dhe 2018. Cameron tha: “Realizimi i filmit të parë ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe jam i lumtur të njoftoj se do të xhiroj 3 filmat e tjerë në Zelandë.”Filmi ‘Avatar’, ku interpretojnë Sam Worthington, Zoe Saldana dhe Sigourney Weaver është filmi më fitimprurës në histori duke grumbulluar në box-office 2.7 miliardë $ dhe gjithashtu ka fituar 3 çmime Oscar.
“Do të ketë imazhe, ambiente dhe krijesa të reja në Pandora”, deklaroi Cameron, i cili shtoi se ndërkohë që filmi i parë u përqendrua tek Jake Sully, filmat e tjerë do të tregojnë historitë e familjarëve të tij.
Add new comment