Naked City

Krishtlindje, Kelly Brook u dhuron fansave një foto nudo!

Postuar në 24 Dhjetor, 2013 03:35

Britanikja Kelly Brook nuk është kursyer në urimin e saj për Krishtlindje. Modelja, aktorja dhe prezantuesja televizive postoi një fotografi nudo në Instagram për të uruar të gjithë fansat e saj.

Vritet fotografi adoleshent, dokumentoi luftën në Siri

Postuar në 24 Dhjetor, 2013 03:31

Një fotograf adoleshent, fotot e të cilit nga lufta në Siri kanë bërë xhiron e botës, u vra teksa po mbulonte konfliktin në një spital.

Molhem Barakat vdiq të premten, ndërsa po fotografonte një përplasje mes rebelëve dhe forcave qeveritare.

17- vjeçari, që punonte si freelance për agjencinë Reuters, ka realizuar me dhjetëra foto nga konflikti.

Ai ishte me origjinë nga Stambolli, por kishte ardhur në Aleppo për të kryer shkollën.

Vdes në moshën 94- vjeçare shpikësi i kallashnikovit

Postuar në 24 Dhjetor, 2013 03:27

Shpikësi i kallashnikovit, Mikhail Kallashnikov, vdiq në moshën 94- vjeçare.

Arma, që mban emrin e tij, u bë më e përdorura në histori.

Ajo është e thjeshtë për t’u prodhuar, e besueshme dhe e lehtë për t’u mbajtur.

Sipas BBC, edhe pse u nderua nga shteti, Kallashnikov fitoi pak para nga arma e tij.

Ai lindi më 10 nëntor të vitit 1919 në Siberinë Perëndimore, një nga 18 fëmijë.

U thirr në Ushtrinë e Kuqe në vitin 1938 dhe aftësitë e tij në projektimin e armëve ranë në sy menjëherë.

Britney: Koncepti im për seksin ka ndryshuar

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 15:58

Në fundin e viteve 1990, Britney Spearsbëri një depërtim të menjëhershëm në botën e muzikës, duke u konsideruar si një prej talenteve më të mëdha ndonjëherë. 

Megjithatë, 32-vjeçarja u ndihmua ateherë edhe nga fakti që gjerësisht u konsiderua si një "sex-symbol" për publikun mashkullor.

Rihanna, Krishtlindje në plazh

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 15:56

Ndërsa në Shqipëri dhe në shumicën e vendeve të hemisferës veriore, dimri është duke sjellë temperatura të ftohta dhe rreshje dëbore, në Barbados ende bëhet plazh. 

E rikthyer në vendlidje për Krishtlindje, Rihanna përfitoi nga temperaturat e nxehta të ishullit në Karaibe për të kaluar kohë buzë detit, ndërsa postoi në rrjetet shoqërore disa foto të saj me bikini.

Këngëtarja 25-vjeçare dukej e relaksuar, pa tualet dhe e gëzuar në këto foto... fundja, kush nuk do të ishte duke bërë plazh në mes të dhjetorit?

10 Prill 2015, data e shfaqjes së ‘Fast and Furios 7’

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 15:54

Mendohej se do të shfaqej në verën e vitit 2014, por pas vdekjes së aktoritPaul Walker filmi ‘Fast and Furious 7’ u shty nga producentët dhe tashmë është Vin Diesel ai që jep lajmin e mirë të lançimit të filmit për fansat e sagës. 

Protagonisti kryesor ka publikuar në profilin e tij të Facebook-ut një foto me të ndjerin Paul Walker duke shkruar se filmi i shtatë do të shfaqet për herë të parë në datën 10 prill 2015.

Claudia Romani rikthehet të godasë

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 15:54

Një modele e revistave për meshkuj, Claudia Romani, tregoi se në moshën 31-vjeçare vazhdon të ruajë të njëjtat linja të cilat e lejuan të bëhej e famshme. 

Italiania, e fotografuar në plazhet e Majemit, shfaqi jo vetëm hiret e saj të padiskutueshme, por edhe një dëshirë ekzibicionizmi, duke pozuar me kënaqësi përpara paparacëve.

Në të shkuarën, 31-vjeçarja ka arritur të fitojë përfaqësim në revista erotike si “Playboy”, “Maxim”, “FHM” apo “Cosmopolitan”. 

Ariu, emri i djalit të Kate Winslet

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 03:03

Kate Winslet, ashtu si të gjithë VIP-at e kohëve të fundit, ka vendosur që fëmija i saj të ketë emër kafshe: aktorja i ka ngjitur emrin Bear djalit të saj që në shqip përkthehet “ari”. 

Gjithsesi, kur babai quhet Ned RocknRoll, është e pritshme që edhe djali të ketë emër të çuditshëm.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Cifti është shumë i lumtur që është bërë me djalë. E adhurojnë dhe i kanë vënë emrin Bear.”

Burimi bëri të ditur gjithashtu se djali do të mbajë mbiemrin e nënës, pra Bear Winslet.

Anna Paquin “fshihet” nga filmi i ri X-Men

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 14:53

Skenat e aktores Anna Paquin në filmin ‘X-Men: Days of Future Past’ janë fshirë nga regjisori Bryan Singer. 

Sipas Entertainment Weekly, është fshirë çdo skenë e personazhit të saj Rogue dhe në këtë mënyrë vajza me cullufen e bardhë nuk do të shfaqet në filmin e radhës së kësaj sage. 

Regjisori ka thënë se kjo nuk ka të bëjë aspak me aftësitë interpretuese të aktores dhe se ia ka shpjeguar vendimin personalisht asaj.

Mariah Carey shëtit qenin në borë me bikini

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 04:33

Është nënë e dy binjakëve, por vazhdon të ketë një fizik të shkëlqyer. E kemi fjalën për Mariah Carey, e cila me rastin e afrimit të festave të fundvitit ka vendosur që të përshëndesë fansat e saj me një foto ku duket duke shëtitur qenin në borë... e veshur vetëm me bikini. Këngëtarja 43-vjeçare postoi foton provokuese në Instagram. Carey ndodhet në Aspen së bashku me fëmijët e saj dhe bashkëshortin Nick Cannon për të festuar Krishtlindjen.Kohët e fundit ajo ka thënë për Access Hollywood: “Këtë vit, në Aspen, do të organizojmë gjithçka në mënyrë që të kënaqen fëmijët.”

Pages

Subscribe to RSS - Naked City