Naked City
Aksidenti, as drogë e as alkool tek Walker
As aktori Paul Walker dhe as shoferi në aksidentin fatal që u mori jetën ishin nën influencën e drogave apo alkoolit, ka treguar ekzaminimi post-mortem.
Makina e tyre, tip “Porsche”, po udhëtonte me një shpejtësi të rrezikshme kur goditi një shtyllë dhe mori flakë, më 30 nëntor në Kaliforni, saktëson raporti.
Të dyja vdekjet janë cilësuar si aksidentale, thonë autoritetet, sipas të cilave automjeti po udhëtonte me rreth 160 kilometra në orë në momentin e përplasjes. Megjithatë, zyra e sherifit deklaron se hetimi mbi ngjarjen nuk ka përfunduar ende.
Italianët e Fiat blejnë amerikanen Chrysler
Gjigandi Italian Fiat arriti një marrëveshje për të blerë 41 për qind të prodhuesit amerikan të makinave Chrysler për 4.35 miliardë dollarë, një marrëveshje që do t’i japë Fiat kontroll të plotë të kësaj kompanie, e cila është e treta më e madhja për prodhimin e makinave në SHBA. Fiat kontrollonte më herët pjesën tjetër të aksioneve të Chrysler.
Winslet: Djali do të mbajë mbiemrin tim
Është martuar me një burrë mbiemri i të cilit është RocknRoll, më pas i vuri emrin Bear djalit të saj (përkthyer në shqip: Ariu), por aktorja Kate Winslet nuk pranon kurrsesi që vogëlushi të mbajë mbiemrin e babait pasi nuk i duket normale.
Në një intervistë për revistën ‘Glamour’, 37-vjeçarja theksoi: “Nuk e kemi diskutuar fare si çështje. Pa dyshim që djali do të mbajë mbiemrin tim pasi jam e rritur dhe nuk mund të lejoj që djali im të quhet Bear RocknRoll.”
Beyonce: Doja të tregoja trupin tim
Beyonce ka rrëfyer se ka dalë shumë e zbuluar në videoklipet e këngëve të reja për t’i treguar publikut rikthimin në formën e saj më të mirë fizike pas lindjes së fëmijës së parë.
Përvjetori i veçantë i Button-Michibata
Për shumicën e çifteve, dita e përvjetorit kalohet në një darkë, në një vend romantik apo diku që të kujtojë kohën e kaluar së bashku, por nuk është kështu për Jenson Button dhe të dashurën e tij Jessica Michibata.
Në ditën e përvjetorit, piloti i Formulës 1 dhe modelja realizuan një trigarësh, e përbërë nga 15 kilometra vrap, not dhe biçikletë.
Pjesëmarrja në këtë tregarësh të improvizuar ishte një rast i mirë për 33-vjeçarin Button për të treguar edhe tatuazhin e ri të bërë në shpatull.
Belen: Dua një fëmijë të dytë
Një prej vajzave më të njohura të “showbizz”-it italian, Belen Rodriguez, dëshiron të provojë për herë të dytë kënaqësinë e të qënit nënë.
Ndërsa ndodhet në Argjentinë, duke kaluar pushimet në Patagoni me bashkëshortin e saj, Stefano de Martino, Belen zbuloi këtë sekret në një intervistë të publikuar në revistën “Chi”.
“Verën e ardhshme, nëse Zoti do të dëshirojë, do të doja të mbetesha sërish shtatzanë. Pas djalit, do të më pëlqente shumë të kisha edhe një vajzë”, deklaroi Belen.
Pushimet e nxehta të Satta-Boateng
Modelja italiane, Melissa Satta dhe futbollisti Kevin Prince Boateng u bashkuan në këto pushime dimërore, të cilat të dy vendosën t’i kalojnë shumë larg borës, në ngrohtësinë dhe rërën e kristaltë të plazheve të Karaibeve.
Për Sattën dhe mesfushorin e Schalke 04 ky është një moment i veçantë, edhe sepse të dy së bashku janë duke pritur mbërritjen e vitit 2014 me një lajm të gëzuar, mberritjen e femijes se tyre te pare.
E ndërsa shtatzania është ende në muajt e parë dhe e padukshme, Melissa vazhdon të mrekullojë me linjat e saj të shkëlqyera.
Aksidentohet Schumacher, përplasi kokën teksa bënte ski
Aksidentohet teksa ishte duke bere ski kampioni i Formula 1, Michael Schumacher.
Ngjarja, sipas mediave te huaja ka ndodhur ne nje lokalitet francez ne Maribel, kur gjermani ishte duke bere ski.
Ai eshte rrezuar dhe ka perplasur keq koken. Pas ngjarjes eshte shtruar me urgjence ne spital dhe mjeket i kane diagnostikuar traume ne koke.
“Rekord” i ri i çmendurisë së Cyrus
Çmenduria e Miley Cyrus njohu kufinj të rinj, mbrëmjen e së shtunës në Las Vegas.
Pasi ndoqi një shfaqje të Britney Spears, në “Qytetin e Mëkatit”, 21-vjeçarja vendosi që të frekuentonte një lokal nate brenda një prej kazinove më të famshme të qytetit.
Gjatë mbrëmjes, ajo u fotografua duke u puthur, duke u prekur dhe duke kërcyer në mënyrë provokuese me shumë prej djemve të pranishëm.Megjithatë, midis “kandidatëve” të Cyrus, ai që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte Kellan Lutz, protagonist i sagës së “Twylight”.
McCartney, nje 71-vjeçar ndryshe
Ndonëse mund të jetë 71-vjeçar, Paul McCartney tregoi se ka ende shpirtin e aventurës dhe dëshirës për t’u argëtuar të një personi shumë më të ri.
Ndërsa shumica e bashkëmoshatarëve të tij preferojnë vatrën familjare apo të kalojnë këto ditë me nipër e mbesa, ish-këngëtari i grupit “The Beatles” ndodhet në Karaibe, në ishullin e St. Bartsit.Në këtë parajsë tropikale, McCartney u fotografua së bashku me bashkëshorten e tij shumë më të re në moshë, Nancy Shevell, në sintoni të plotë me natyrën dhe mrekullitë që ofron ishulli.