Naked City

Clancy në Dubai, forma të mrekullueshme

Postuar në 06 Janar, 2014 11:51

Bashkëshortja e Peter Crouch, modelja Abbey Clancy, nuk humbet asnjë rast për të shfaqur format e saj të admirueshme. 

27-vjeçarja, nga Dubai ku udhëtoi së bashku me të bijën 2-vjeçare Sophia, tregoi forma të mrekullueshme në një prej plazheve të famshme të emirateve.

Për fat të keq, kjo periudhë e vitit nuk është aq e lirë për bashkëshortin e saj të impenjuar në Premier League me skuadrën e Stoke City, ndaj edhe larg familjes së tij që po relaksohet nën rrezet e diellit. 

Filmat, që nuk duhen humbur në 2014-n

Postuar në 06 Janar, 2014 03:51

Mes shumë prodhimesh kinematografike në botë, BBC ka nxjerrë tetë filma për të mos u humbur në vitin 2014. Gazetari Tom Brook, i njohur edhe si prezantuesi i programit të BBC World News “Talking Movies”, sugjeron: 

1. Young ones,
i regjisorit Jake Paltrow, me Michael Shannon dhe Elle Feling. Filmi ambientohet në të ardhmen, kur uji mungon dhe një adoleshenti i duhet të shpëtojë familjen. 

 

2. Maleficent.
Një këndvështrim i ri i “Bukuroshes së fjetur”, i parë nga shtriga, interpretuar nga Angelina Jolie. 

Kim Kardashian tregon rezultatet e punës

Postuar në 06 Janar, 2014 03:46

Ka bërë rregullisht stërvitje që pas lindjes së vajzës në muajin qershor dhe Kim Kardashian është gjithmonë e gatshme të tregojë rezultatet e punës. 

33-vjeçarja ka postuar në Instagram dy fotografi së bashku me një shoqen e saj duke treguar format që e kanë bërë të famshme.

Cuditërisht, shoqja e Kimit fiton konkursin për të pasmet më të bëshme. Në muajin tetor, Kim Kardashian postoi një tjetër foto të të pasmeve të saj, foto që u pasua nga shumë kritika.

Martesa e vërtetë e protagonistit të “Hangover”

Postuar në 06 Janar, 2014 03:44

Nga martesa e tij merr jetë historia e çmendur e katër miqve në Las Vegas, në komedinë me tre seri të “Hangover”-it. 

Megjithatë, martesa e vërtetë e Justin Bartha nuk mund të prishej nga asnjë aventurë e çmendur apo aventurë komike.

35-vjeçari u lidh u betua të dashurës Lia Smith për besnikëri të përjetshme në një ceremoni private në Oahu, në Hauai, ku pjesëmarrës ishin vetëm një grup i ngushtë miqsh dhe familjarësh e gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, ashtu siç ishte planifikuar. 

Beyonce: Kam fituar të drejtën të jem vetvetja

Postuar në 06 Janar, 2014 03:41

Beyonce ka kaluar pothuajse të gjithë jetën e saj në botën e spektaklit, që kur si pjesë e “Destiny’s Child” hodhi albumin e saj të parë në treg në moshën 15-vjeçare. 

Megjithatë, gjatë të gjithës kësaj kohe, 32-vjeçarja nuk ka mundur të jetë gjithmonë vetvetja.

Ribashkimi i Rachel dhe Monica

Postuar në 04 Janar, 2014 16:16

Për kënaqësinë e të gjithë fansave të serialit “Friends”, dy protagonistet kryesore të shfaqjes, Jennifer Aniston dhe Courteney Cox u ribashkuan gjatë këtij fundviti.

Gjithsesi, ribashkimi i Rachel dhe Monica nuk ndodhi në ekran, por në plazhet e Cabo San Lucas në Meksikë, ku gratë udhëtuan me partnerët përkatës dhe një grup miqsh.Ndonëse Aniston në mesin e të 40-tave dhe Cox tashmë 50 vjeç, të dyja vazhdojnë të kenë linja të admirueshme për vajza edhe 20 vjet më të reja se to.

10 serialet më të shkarkuar në vitin 2013

Postuar në 04 Janar, 2014 16:14

Sikurse cdo vit, edhe këtë herë Torrentfreak ka publikuar klasifikimin e serialeve televizive më të shkarkuara, natyrisht ilegalisht nga përdoruesit e internetit.

Në krye të 10 serive më të mira është “Game of Thrones” me 5 milionë e 900 mijë shkarkime, si dhe me 5 milionë e gjysmë spektatorë në Shtetet e Bashkuara. Në vend të dytë vjen “Breaking Bad” me mbi 4 milionë shkarkime ilegale dhe 10 milionë e 280 mijë spektatorë në SHBA.

Në vend të tretë “The Walking Dead” me 3 milionë e 600 mijë shkarkime dhe 16 milionë e 110 mijë spektatorë.

Maria Menounos tregon linjat e saj të shkëlqyera

Postuar në 04 Janar, 2014 16:06

Ajo konsiderohet si një nga femrat më seksi në Hollivud dhe jo më kot.

Këtë gjë Maria Menounos e ka treguar ndërsa është shfaqur vetëm më të brendshme në plazhet e Meksikës.

E shoqëruar nga miqtë e vet, 35-vjeçarja ka treguar linjat e saj të mrekullueshme.

‘Lani 9 herë makinën dhe përfitoni një herë seks falas’

Postuar në 04 Janar, 2014 07:47

Oferte speciale e nje lavazhi per te joshur kliente qe te lanin automjetet e tyre, por qe perfundoi me 13 te arrestuar.

Lajmi vjen nga Malajzia, ku pronare te nje lavazhi kishin njoftuar se pas 9 larje makine do të kishin të garantuar një herë seks falas me një nga 9 punonjëset vietnameze të moshës nga 18 në 28 vjeç. 

Policia zbuloi ngjarjen nga denoncimi i njërit prej klientëve dhe vuri në pranga pronares së bashku me vajzat që ofronin seks në këmbim të shërbimit në lavash.

Chris Pine: Lohan ishte ciklon çmendurie

Postuar në 04 Janar, 2014 07:46

Para se të fitonte famë në Hollivud, Chris Pine interpretoi rolin e tij të parë të rëndësishëm në komedinë e vitit 2006 ‘Just My Luck’, ku luante gjithashtu edhe Lindsay Lohan.

Chris ishte një emër i padëgjuar në atë kohë, ndërsa Lohan ishte një adoleshente që merrte 7 milionë dollarë për film dhe njihej më shumë për “pushtimin” e gazetave rozë me bëmat e saj në jetën private.

Cuditërisht, aktori 33-vjeçar ka folur për kohën e punës me Lohan duke e konsideruar një periudhë ku ka mësuar shumë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City