Naked City
Shakira, duet me Rihanna-n në këngën e re
“Can’t Remember To Forget You” është kënga e re e Shakira, që performohet në një duet me Rihanna-n. Kënga, tashmë në radio dhe në shitje në variantin dixhital, do të futet në albumin e ri që do të dalë më 25 mars 2014.
Theron-Penn, çifti i vitit 2014
Janë Sean Penn dhe Charlize Theron çifti i vitit 2014. Dy aktorët ishin parë më parë së bashku në Hauai, gjatë pushimeve të fundvitit dhe më pasa në Golden Globes.
Bjondja afrikano-jugore ishte në tavolinë me Penn në Montage Beverly Hills për evenimentin e organizuar nga aktori për të mbledhur fonde për Haitin e dëmtuar nga tërmeti i pak viteve më parë. Edhe pse në ceremoninë e Golden Globes shmangën kalimin së bashku në tapetin e kuq, mediat amerikane njoftojnë se dy yjet e kinemasë mbaheshin dorë për dore dhe shkëmbenin puthje e përkëdhelje.
Joga e një "Miss Universi"
Një finaliste e edicionit të shkuar të "Miss Universtit", Amy Willerton, bëri më të mirën e saj për t'u ekspozuar gjatë një seance joge, të realizuar së bashku me motrën e saj Erin, gjatë pushimeve në Tenerife.
Gijotina që përdorte Hitleri për të vrarë armiqtë e tij
Një gijotinë, që përdorej nga Adolf Hitler për t’u prerë kokën armiqve të tij, është zbuluar në bodrumin e një muzeu.
Zbulimi i gijotinës ka provokuar një debat nëse ajo duhet të ekspozohet në nderim të viktimave Sophie Scholl, 21 vjeç, vëllait të saj Hans dhe të tjera viktimave të grupimit Trëndafili i Bardhë.
Pasi Hitleri erdhi në pushtet, ai i shpalli kundërshtarët e regjimit të tij tradhtarë dhe deklaroi se ata duhen ekzekutuar.
Për këtë arsye, ai porositi ndërtimin e 20 gijotinave, si ato që përdoreshin në Francë në kohën e revolucionit.
Sofia Vergara, nje dekolte provokuese !
Ajo e ka paksa të vështirë të gjejë një fustan të përshtatshëm, për shkak të gjoksit të saj.
Për këtë arsye, aktorja e njohur Sofia Vergara, është shfaqur në ndarjen e çmimeve Golden Globe, me një fustan shumë të hapur përpara, duke ekspozuar gjoksin e saj, që e ka bërë aq të famshme.
Aktorja 41-vjeçare shoqërohej nga i dashuri i vet, Nick Loeb.
Cmimet “Golden Globes”
Është mbrëmja e parë e madhe e ndarjes së çmimeve kinematografike për këtë vit dhe filmi “American Hustle” ka fituar 3 çmime Golden Globes, përfshirë filmi më i mirë komedi ose muzikal.
Amy Adams dhe Jennifer Lawrence, të dyja interpretuese në këtë film, fituan respektivisht çmimin si aktorja më e mirë dhe aktorja më e mirë joprotagoniste në një film komedi ose muzikal.Ndërsa çmimi më i madh i mbrëmjes, ai i filmit më të mirë dramë, shkoi për “12 Years a Slave”, me regji të Steve McQueen. Ky ishte çmimi i vetëm që mori ky film edhe pse kishte plot 7 nominime.
Të brendshme prej floriri
Një stilist kinez ka zbuluar një set të jashtëzakonshëm të brendshmesh floriri që kushtojnë rreth 700 milionë lekë.
Seti i të brendshmeve u prezantua të shtunën, në provincën e Hubeit.
Kjo nuk është hera e parë që veshjet prodhohen krejtësisht me flori. Javën e kaluar, një stilist turk paraqiti fustane ari me vlerën e 100 milionë lekëve secila.
Artizani Ahmet Atakan, nga Izmiri i Turqisë, ka shitur deri tani 8 fustane, pavarësisht çmimit shumë të lartë.
Shakaja e tepruar me Leonardo Di Caprion
Tina Fey dhe Amy Poehler e kaluan kufirin me humorin e tyre në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Golden Globes kur ftuan në skenë aktorin Leonardo Di Caprio.
Në prezantimin e tij, aktoret thanë: “Dhe tani, ashtu si një vaginë supermodeleje, le të mirëpresim ngrohtësisht Leonardo Di Caprion.”Aktori është i njohur për lidhjet e tij me supermodele, përfshirë Bar Rafaeli, Gisele Bundchen dhe Erin Heatherton.
Aktualisht, Leonardo Di Caprio është i lidhur me modelen 21-vjeçare Toni Garrn.
“Golden Globe” për Michael Douglas
Michael Douglas falenderoi bashkëshorten e tij Catherine Zeta-Jones menjëherë pasi mori çmimin Golden Globe si aktori më i mirë në një mini-serial ose film televiziv.
Douglas dhe Zeta-Jones janë ndarë gushtin e kaluar, por mendohet se kohët e fundit janë bashkuar sërish. Edhe pse 44-vjeçarja nuk e shoqëroi në ceremoninë e zhvilluar në Los Angeles, aktori ia dedikoi asaj çmimin.69-vjeçari u vlerësua për rolin e Liberace në filmin “Behind the Candelabra” dhe në fjalim falenderoi Catherinen dhe fëmijët që kanë së bashku.
“Golden Globes”, parada e fustaneve
Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Golden Globes nuk nisi dhe aq mirë për shkak të një problemi me ujërat e kanalizimeve që pushtuan tapetin e kuq në Beverly Hilton Hotel, por gjithçka u rregullua dhe aktoret patën mundësi të parakalonin me fustanet e tyre shumëngjyrëshe. Reese Witherspoon, Amy Adams, Amber Heard, Jennifer Lawrence, Cate Blanchet, Mila Kunis, Julia Roberts, Olivia Wilde dhe Jessica Chastain nuk lagën fustanet e tyre të gjatë pasi zjarrfikësit e Beverly Hills mbaruan punë me problemin e ujërave të zeza brenda 15 minutash.