Naked City

Rihanna, poza me cigare dhe bikini

Postuar në 23 Janar, 2014 11:16

Që kur ka mbërritur në Brazil për një set fotografik për revistën ‘Vogue’, Rihanna nuk ka reshtur së postuari foto provokuese në Instagram për të gjithë ndjekësit e saj në këtë rrjet shoqëror.

Të mërkurën, këngëtarja nga Barbados publikoi disa foto të tjera ku pozon së bashku me shoqen e saj Melissa Ford duke pirë cigare. Sigurisht që pozat i ka bërë me bikini.

Dy vajzat e kishin ruajtur surprizën për foton e tretë ku pozojnë pa pjesën e sipërme të bikinit, të kthyera me kurriz nga fotografi.

Tamara Ecclestone humb betejën për Lamborghini-n

Postuar në 22 Janar, 2014 04:16

Një gjykatë britanike rrëzoi kërkesën e trashëgimtares së Formula 1, Tamara Ecclestone që kërkoi t’i rikthehej nga ish i dashuri i saj një “Lamborghini Aventador”, që vetë ajo ja kishte dhuruar atij në kohët e arta të romancës.

Beteja për vëmendje e supermodeleve

Postuar në 22 Janar, 2014 04:13

Që të dyja janë supermodele dhe kudo që shkojnë tërheqin vëmendjen. Lëshimi i modelit të ri të orëve të markës "IWC Schaffhause" në Zvicër bëri bashkë Adriana Lima-n dhe Karolina Kurkova-n. Mes dy bukurosheve, njëra brune dhe tjetra bjonde, nisi “beteja për vëmendje” në tapetin e kuq, betejë që u mbyll pa fituese, por vetëm me përqendrimin e aparatëve dhe syve të të pranishmëve drejt tyre.

Forma e shkëlqyer e Eva Longoria

Postuar në 22 Janar, 2014 04:08

Eva Longoria po kalon disa ditë pushimi në Meksikë me të dashurin e saj Jose Antonio Baston dhe është fotografuar nga paparacët në brigjet e Akapulkos. Duke qenë se ishte vetëm me bikini, mund të shihet forma e shkëlqyer fizike e aktores 38-vjeçare.

Ish-Shtëpiakja e Dëshpëruar është lidhur kohët e fundit me 45-vjeçarin Baston, i cili është pronari i Televisa, kompania mediatike më e madhe në Amerikën Latine.

“Nuk bëhem më Spice Girl”

Postuar në 21 Janar, 2014 07:09

“Nuk do ta bëj më kurrë. Të këndoja në Olimpiadë ishte fantastike dhe një nder për mua. Por ai ishte edhe momenti i duhur për të thënë: faleminderit të gjithëve, po e mbyll me kaq. Ndonjëherë duhet ta kuptosh kur vjen ora për t’u larguar nga festa”. Me këto fjalë, në një intervistë për “Vanity Fair”, Victoria Beckham shuan shpresat e kujt shpresonte ende që të shihte sërish të bashkuar grupin Spice Girls, 20 vjet nga formimi i tij.

Modeli i ri i flokëve të Brad Pitt

Postuar në 21 Janar, 2014 07:06

Brad Pitt u paraqit të dielën në Beverly Hills me një pamje të ndryshme, rrjedhojë e stilit "marins" të flokëve.

Për 50-vjeçarin, rikthimi i këtij modeli pas shumë vitesh ka qenë i detyruar.

Vetë aktori, i pyetur për këtë "look", tregoi se ky model është pjesë i rolit të tij në dramën luftarake "Fury".

Bieber në telashe me drejtësinë

Postuar në 21 Janar, 2014 03:41

Justin Bieber është në teleshe serioze me drejtësinë, pasi në banesën e tij u gjetën sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike pas bastisjes së realizuar nga policia gjatë javës së shkuar.

Të paktën, kjo është ajo që raporton revista rozë "TMZ". Mbi bazën e dyshimeve të ngritura nga burimet e tyre, autoritetet amerikane vendosën që të kontrollonin supervilën e 19-vjeçarit, ku siç duket gjetën disa kavanozë të mbushur me marijuanë.

Njëkohësisht, u gjetën edhe disa tableta, që janë specifikuar si një lloj tjetër droge si dhe tre cigare të përgatitura hashashi.

Rihanna, set fotografik në jahtin luksoz

Postuar në 21 Janar, 2014 03:39

Nëse ka një veshje që mund të përkufizojë këngëtaren Rihanna, pa dyshim që është bikini. Gjatë javëve të fundit, 25-vjeçarja rrallë është parë e veshur normalisht dhe e diela nuk bëri përjashtim pasi Rihanna ishte duke realizuar një set fotografik në një jaht luksoz në Rio de Zhaneiro.Artistja nga Barbados kishte zgjedhur një bikini të verdhë për këtë set.

Beteja virtuale midis Rihannës dhe Tran

Postuar në 20 Janar, 2014 05:19

 Rrjetet shoqërore i ofrojnë personave të famshëm një mundësi ideale për të qëndruar në kontakt me publikun e tyre, por ndonjëherë edhe një “sheh-betejë” të preferuar. 
Ky është rasti i Rihannës me Karrueche Tran, arsyeja e zënkës së të cilave është Chris Brown.
Pasi për ndërrimin e viteve Tran postoi një foto në të cilën ndante një puthje me Brown, duket se ajo ka fituar betejën për të.

Irina, pushim në Meksikë

Postuar në 20 Janar, 2014 05:16

Edhe kur nuk është duke pozuar për sete fotografike të ndryshme, Irina Shayk nuk largohet dot nga aparati fotografik. 

Modelja 28-vjeçare postoi në Instagram një foto ku shihet duke pushuar në një plazh meksikan. Fotoja është aq e mrekullueshme sa mund ta ngatërrosh me një shkrepje profesionale ose me një kartolinë.Irina Shayk, e dashura e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo, është bërë e njohur në vitin 2007, kur nisi të pozonte tek revista ‘Sports Illustrated’.

Gjatë vitit 2013, Irina ka pozuar për kopertinat e shumë revistave prestigjoze të modës.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City