Naked City
E dashura e Hollande humbi beben e tyre në muajin e katërt
Merr të tjera përmasa historia e dashurisë e presidentit francez, Francois Hollande.
E dashura e tij, Julie Gayet, 41 vjeç, me të cilën ai mendohet se ka pasur një aferë prej dy vitesh, ka humbur fëmijën e tyre të përbashkët kur ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.
Gjithçka ndodhi në maj të vitit të shkuar, pak përpara festivalit të Kanës.
“Julie ishte gjithë kohës me lot në sy. Por i duhej të ndryshonte përpara kamerave,” tha një i afërm i saj.
“Në atë kohë ajo dëshironte shumë që Hollande të ndahej me Valerie Trierweiler”.
Kështu vishesh kur shkon të takosh producentin…
Është një rregull i pashkruar, por që aplikohet jo rrallë.
Nëse do të takosh një person që do të marrë në punë, duhet të dish të biesh në sy duke treguar anën seksi.
Dhe modelja Courtney Stodden është e zonja në këtë drejtim.
Ajo u fotografua me një dekolte të hapur në një restorant në Hollivud.
19- vjeçarja u takua me producentin televiziv David Weintraub, që ka deklaruar se ka projekte të mëdha për modelen që guxon shumë.
Leonardo Di Caprio risjellë Titanik, por këtë herë me komikun Jonah Hill
Leonardo Di Caprio ka risjellë skenën e famshme të filmit “Titanik” në “Saturday Night Live”, por këtë herë nuk ka pasur në krahë Kate Winslet, por komikun Jonah Hill.
Ka qenë një event vërtetë special, shfaqja e Di Caprio i cili nuk i preferon shfaqjet televizive. Por këtë herë jo vetëm u prezantua, por shfaqi përpara telekamerave skenën e famshme në mënyrë krejt natyrale.
Di Caprio ka përfshirë mes krahëve Hill dhe e ka përkundur, duke krijuar jo pak efekt komik tek spektatorët.
Itali, vidhet provëza që mbante gjakun e Papa Gjon Palit II
Një provëz që mbante gjakun e Papa Gjon Palit II, është vjedhur në një kishë në lindje të Romës. Provëza është vjedhur prej dy ditësh bashkë me një kryq të artë, në kishën e vogël “San Pietro della Ienca”, një zonë malore e Abrucos, rajon i Italisë Qendrore. Policia ka nisur kërkimet përmes qenve të stërvitur, ndërkohë që prokuroria e Akuilas ka nisur një hetim.
Sipas presidentit të shoqatës kulturore “San Pietro della Ienca”, Pasquale Corriere, i cituar nga agjencia zyrtare italiane ANSA, ekzistojnë vetëm tri provëza në të gjithë botën që mbajnë gjakun e Papa Gjon Pali II.
Edhe “Marlboro Man” i tretë vdes nga… kanceri në mushkëri
Miliona njerëz e njohin atë nga reklamat e cigareve Marlboro. I njohur si “Marlboro- Man”, Eric Lawson ka vdekur në moshën 72- vjeçare për shkak të kancerit në mushkëri.
Ai u bë imazhi i cigareve të njohura gjatë viteve 1978- 1981, i veshur si kauboj.
Më vonë ai ka luajtur në disa role të vogla në televizion.
Lawson e nisi cigaren në moshën 14- vjeçare.
Së fundmi ishte angazhuar kundër duhanit, madje kishte marrë pjesë në një parodi kundër rolit të tij si Marlboro- Man.
Zbulohet dhoma makabre e seksit e Gaddafi-t
Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur vrasja e Muammar Gaddafi-t i dha fund një konflikti të përgjakshëm civil në Libi.
Faktet që dolën më vonë ishin tronditëse.
Gjatë sundimit 42- vjeçar, ai kishte rrahur, përdhunuar dhe kthyer në skllevër seksi me dhjetëra vajza e djem, disa vetëm 14 vjeç.
Shumë prej tyre ishin të virgjëra dhe rrëmbeheshin nga shkollat e universitetet për t’u mbajtur të burgosura në strehime sekrete brenda Universitetit të Tripolit dhe në pallatet e tij.
Benson: Selena ka kaluar kohë të vështira
Ashley Benson dhe Selena Gomez ishin të dyja protagoniste në një prej filmave më të suksesshëm të 2013-s, në "Spring Breakers".
Që prej atëherë, dy vajzat kanë mbetur në kontakt të vazhdueshëm me njëra-tjetrën dhe në një intervistë për revistën "Cosmopolitan", 24-vjeçarja Benson tregoi se ndarja me Bieber dhe koha pas saj nuk ka qenë aspak e lehtë për mikeshën e saj.
"Selena ka përjetuar shumë kohë të këqija", pranoi Ashley gjatë kësaj interviste, pa u thelluar më shumë në arsyet deri diku enigmatike të ndarjes së çiftit më të preferuar të adoleshentëve.
Paraqitja më e tmerrshme në Grammy
Në një mbrëmje ku ndahen çmimet Grammy është e vështirë për një pjesëtar të një grupi heavy-metal të bjerë në sy mes yjeve të pop-it dhe rap-it, por Shawn Crahan arriti t’i lërë në hije të gjithë me maskën e tij të frikshme prej kllouni.
Bateristi i grupit Slipknot ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij në mbrëmjen e së dielës në Los Angeles.Slipknot nuk ishin të nominuar për asnjë çmim, ndërsa gjatë karrierës së tyre 20-vjeçare janë nominuar 7 herë duke fituar çmimin performanca më e mirë metal në vitin 2006.
Spektakli i “nxehtë” i Beyonce dhe Jay-Z
Spektakli i “nxehtë” i Beyonce dhe Jay-Z
27/01/2014
Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z u ngjitën në skenë me këngën ‘Drunk In Love’ gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Grammy dhe dhanë një spektakël shumë të “nxehtë”.
Këngëtarja kishte zgjedhur tanga të zeza për të treguar sa më mirë rezultatet e dietës vegane 22-ditore që mbajti muajin e kaluar.
Pink, një akrobate e vërtetë
Pink dha një shfaqje të vërtetë cirku në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy, të dielën në Staples Center të Los Angeles.
Këngëtarja 34-vjeçare bëri numra akrobacie në lartësi në kohën që këndonte dy nga hitet e saj të kohëve të fundit: Try dhe Just Give Me a Reason.
Me një kostum të ngjitur pas trupit, Pink tregoi se është në formë të shkëlqyer. E lidhur me litarë të trashë e të zinj, këngëtarja realizoi numra të vështirë duke shfaqur fleksibilitet dhe aftësi akrobatike.