Naked City
Rihanna, e zhveshur pranë tigrit
Rihanna ka shumë qejf të nxjerrë në pah anën e egër dhe të premten vendosi që të ndante me ndjekësit e saj të Instagramit dy foto ku pozon shumë pak e veshur në krah të një tigri të balsamosur.
Gjatë gjithë kësaj jave këngëtarja 25-vjeçare ka postuar shumë foto të “nxehta”.
Britney Spears: Jam një nënë si gjithë të tjerat
Është një nga yjet më të famshëm të muzikës pop, por Britney Spears këmbëngul se kur vjen puna tek djemtë e saj, ajo është një nënë si gjithë të tjerat.
“Gjatë gjithë kohës jam në merak dhe mendoj se çfarë duhet të kisha bërë ndryshe ose çfarë nuk duhet të kisha bërë fare”, tha këngëtarja 32-vjeçare për revistën ‘Vegas’ duke iu referuar dy djemve të saj, Sean dhe Jayden, 8 dhe 7 vjeç.
Spears nënvizoi se kontrata që ka nënshkruar për 50 shfaqje në dy vite me “Planet Hollywood Resort and Casino” në Las Vegas do i japë një mundësi për të bërë një jetë normale.
Irina, e bukur pa përkujdesje
Irina Shayk është mësuar që të jetë në vëmendjen e kamerave dhe aparatëve fotografikë, përballë të cilëve ajo është gjithmonë e parezistueshme.
Megjithatë, me një bukuri të tillë të lindur, 28-vjeçarja Shayk nuk ka nevojë për përkujdesje për t'u dukur e papërballueshme.
E dashura e Cristiano Ronaldos është aktualisht duke shijuar disa ditë pushimesh në Meksikë, ku ka udhëtuar së bashku me disa mikesha të saj.
Anija fantazmë me minj kanibalë terrorizon Britaninë
Një anije fantazmë, e mbushur me minj kanibalë, po terrorizon Britaninë, pas lajmeve se ajo mund të përfundojë në brigjet e këtij vendi.
Anija e braktisur Lyubov Orlova është shpallur e humbur prej një viti përpara një viti në Kanada.
Por ekspertët druhen se anija 40- vjeçare mund të jetë pranë brigjeve britanike.
Ata thonë se në anije ka qindra, në mos mijëra minj, të infektuar dhe kanibalë.
Eksperti belg, Pim de Rhoodes tha: “Anija po vërdalloset diku andej nga Britania. Është plot me minj që hanë njëri- tjetrin”.
Arrestimi i Bieber, Selena ngushëllohet me cigare
Arrestimi i Justin Bieber është lajmi i ditës në revistat dhe gazetat gossip. Përvec familjarëve dhe fansave të këngëtarit kanadez, duket se lajmin nuk e ka pritur mirë as ish e dashura e Bieber, Selena Gomez.
Këngëtarja dhe aktorja është fotografuar në top formë në rrugët e Kalifornisë, si për t’i kujtuar ish-it të saj se cfarë ka humbur. Por ajo që ka tronditur ndjekësit e 21-vjeçares ka qenë një paketë cigaresh që ajo mbante në dorë.
Të paktën në publik, Gomez nuk njihet për veset e saj, ndoshta duhanpirja është i ri…
Johansson: Jam marrëzisht e dashuruar
Scarlett Johansson nuk e ka me nxitim të martohet për herë të dytë. Aktorja e famshme ka deklaruar për revistën ‘People’ se është “marrëzisht e dashuruar” me të fejuarin e saj francez Romain Dauriac, por nuk ka bërë asnjë plan deri tani për ditën e madhe.
Johansson është divorcuar nga aktori Ryan Reynolds në vitin 2011 dhe duket se kësaj radhe do ta marrë më me qetësi shkëmbimin e unazave.
“Aktualisht jam e fejuar dhe mendoj se fejesa është një periudhë shumë emocionuese. Kemi vendosur që ta marrim me qetësi punën e martesës”, tha aktorja 29-vjeçare.
Hamilton ndryshon pamje
Prej vitesh ishim mësuar që të shikonim Lewis Hamilton me të njëjtën pamje. Megjithatë, piloti i Formulës 1 duket se ka vendosur që të ndryshojë imazhin e tij duke zgjatur flokët për herë të parë.
Ndërsa prej vitesh kampioni i botës në vitin 2008 kishte preferuar të qethej tullë, ai u fotografua gjatë një mbrëmje gala në Gjenevë me flokë të zgjatur.
Mbetet e paqartë nëse është vetë 29-vjeçari që ka vendosur të zgjedhë diçka ndryshe apo është këshilluar kështu prej Nicole Scherzinger.
Shakira, emri i albumit të ri të Shakirës
Shakira ka zbuluar emrin e albumit të saj të ri dhe ai do të jetë: Shakira. Këngëtarja ka menduar t’i vendosë emrin e saj albumit më të fundit sepse puna për këtë album e ka bërë të njohë më mirë veten.
Në një postim në Facebook, këngëtarja latine shkroi: “Kur erdhi koha për t’i vënë emrin albumit, kuptova se nuk është një album tematik, edhe pse dashuria gjithmonë ka qenë një nga subjektet e mia të preferuara dhe prej të cilës frymëzohem. Kuptova se gjatë krijimit të tij, unë mësova shumë për veten time.”
Vokalistja e Evanescence: Jam shtatzënë
Amy Lee, vokalistja e grupit Evanescence, ka njoftuar në Twitter se po pret fëmijën e saj të parë.
Këngëtarja 32-vjeçare është e martuar prej 7 vitesh me Josh Hartzler dhe u shpreh shumë e lumtur për “projektin e saj special” siç e quajti ajo.
Grupi i “rock”-ut Evanescence nuk ka asnjë koncert të programuar për këtë vit. Në vitin 2012 Amy Lee dhe djemtë e bandës zhvilluan një tur botëror shumë të suksesshëm.
Vokalistja e Evanescence: Jam shtatzënë
Amy Lee, vokalistja e grupit Evanescence, ka njoftuar në Twitter se po pret fëmijën e saj të parë.
Këngëtarja 32-vjeçare është e martuar prej 7 vitesh me Josh Hartzler dhe u shpreh shumë e lumtur për “projektin e saj special” siç e quajti ajo.
Grupi i “rock”-ut Evanescence nuk ka asnjë koncert të programuar për këtë vit. Në vitin 2012 Amy Lee dhe djemtë e bandës zhvilluan një tur botëror shumë të suksesshëm.