Naked City

Rihanna, më "e nxehtë" se kurrë

Postuar në 16 Janar, 2014 03:51

Jemi mësuar shpesh të shikojmë Rihannën në imazhe provokuese, por ato të publikuara gjatë së martës mund të jenë më të "nxehtat", në të cilat mund të ketë pozuar këngëtarja ndonjëherë. 

Aktualisht, 25-vjeçarja ndodhet në Angra dos Reis, në Brazil, ku po pozon për llogari të revistës "Vogue".

E fotografuar "top-less" nga revista, paparacët dhe të pranishmit e tjerë në plazh, këngëtarja u duk e relaksuar dhe e qeshur gjatë kësaj dite "të lodhshme" pune. 

Johnny Depp fejohet me Amber Heard

Postuar në 16 Janar, 2014 03:48

Vetëm disa ditë pasi u shfaqën bashkë në tapetin e kuq, Johnny Depp duket se është fejuar me aktoren Amber Heard. 

Amber është fotografuar me një diamant në gisht dhe duke u munduar ta mbajë gjatë gjithë kohës të fshehur dorën.

Depp dhe Heard janë takuar në xhirimet e filmit ‘The Rum Diary’ në vitin 2011. 

Kjo do të ishte martesa e parë për aktorin e famshëm, pasi me nënën e dy fëmijëve të tij, Vanessa Paradis, ai ka bashkëjetuar për 14 vite dhe nuk është martuar kurrë.

Disavantazhet e të dashurës së presidentit

Postuar në 16 Janar, 2014 03:48

E dashura e një presidenti nuk ka vetëm favore, por edhe disa kosto që duhet të paguajë dhe këtë po e provon në kurizin e saj Julie Gayet, e përfolur për një lidhje jashtëmartesore me Presidentin e Francës, Francois Hollande. 

Aktorja e vendosur në qendër të një skandali që ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore u përjashtua ditën e mërkurë nga juria vlerësuese e një akademie filmi.

Ministria franceze e Kulturës nuk prezantoi asnjë shpjegim për vendimin e përjashtimit të Gayet, e cila figuronte fillimisht midis anëtarëve të jurisë.

Andrea Pirlo do të divorcohet nga Deborah Roversi

Postuar në 15 Janar, 2014 11:30

Pas 12 vjetë martese dhe dy fëmijësh, Andrea Pirlo e Deborah Roversi kanë vendosur të ndahen. Lajmi nuk është pohuar ende zyrtarisht, por prej javësh flitet për një krizë mes tyre.
Thuhet se mesfushori i Juventus, për pushimet e Krishtlindjes ka qenë vetëm në Courmayeur. Disa zëra thonë se divorci i Pirlos do i hapte “rrugën” Selvaggia Lucarelli, e cila ka shprehur gjithmonë hapur admirimin për futbollistin.

Rita Ora ngre temperaturat

Postuar në 15 Janar, 2014 11:28

Rita Ora ka shfaqur linjat e saj seksi për fansat e saj, teksa ka qenë për pushime në Miami.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka postuar një foto me bikini për fansat e vet, teksa disa orë më vonë është fotografuar nga paparacët duke udhëtuar për në në Vankuver, ku do të mbajë një koncert.

Rita është shfaqur mjaft elegante, ndërkohë që kishte ndryshuar edhe modelin e flokëve.

Superheroi Michael Douglas

Postuar në 15 Janar, 2014 11:23

Të dielën Michael Douglas fitoi çmimin Golden Globe për rolin e tij si Liberace në filmin televiziv “Behind The Candelabra” dhe tashmë vjen një tjetër lajm i mirë për aktorin veteran.

69-vjeçari është përzgjedhur nga Marvel Studios për të qenë protagonisti kryesor në filmin Ant-Man (Njeriu-Milingonë), film që është programuar për t’u shfaqur në 31 korrik 2015.

Michelle Obama: Nuk e përjashtoj botoksin

Postuar në 15 Janar, 2014 11:21

Michelle Obama, e cila do të festojë 50-vjetorin e lindjes javën e ardhshme, nuk e përjashton mundësinë e një ndërhyrje estike në të ardhmen.

"Gratë duhet të kenë gjithmonë lirinë që të bëjnë gjithçka që ato i bën të ndihen më mirë me veten", deklaroi Zonja e Parë e SHBA-ve për revistën "People".

Irina, “fituesja” e vërtetë e Topit të Artë

Postuar në 14 Janar, 2014 10:06

Ceremonia e ndarjes së çmimit të Topit të Artë, ishte një mundësi e mirë edhe për të fejuarat apo gratë e futbollistëve.

Dhe, nga të gjitha, në sy binte padyshim bukuria dhe eleganca e të dashurës së Kristiano Ronaldos, modelja ruse Irina Shayk.

Mjaft simpatike dhe elegante gruaja e Mesit, pavarësisht se nuk ka lidhje me modën.

Jennifer Lopez, një 44-vjeçare e mrekullueshme

Postuar në 14 Janar, 2014 10:03

Vitet ikin, por për Jennifer Lopez duket se çdo gjë ka mbetur në vend.

Pavarësisht se tashmë është 44 vjeç, këngëtarja e njohur është në një formë të shkëlqyer fizike.

Këtë gjë ajo e ka treguar gjatë një shfaqje në Kalifroni, ku ka treguar gjithë elegancën dhe hijeshinë e vet me anë të një fustani të zi të ngjitur pas trupit.

Rosie, një set seksi për Shën Valentinin

Postuar në 14 Janar, 2014 10:00

Rosie Huntington-Whiteley ka prezantuar koleksionin më të fundit të të brendshmeve të M&S.

Koleksioni i prezantuar nga modelja e famshme do të jetë gati për Shën Valentinin.

Në këtë set fotosh, Rosie ka treguar edhe një herë tjetër linjat e saj të mrekullueshme.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City