Naked City

Identiteti,emrat e vërtetë të njerëzve të famshëm

Postuar në 09 Janar, 2014 08:11

Trendi i ndryshimit të emrit për t’iu përshtatur më shumë jetës së një të famshmi është tepër i përhapur në botën e Hollivudit. 

Për shumë prej nesh, njerëzit e famshëm kanë emrin e tyre artistik, por në regjistrat e gjendjeve civile ata njihen me tjetër identitet. 

Shembujt më tipikë të yjeve që na kanë “mashtruar” me emrat e pavërtetë janë Mila Kunis, Lady Gaga, Vin Diesel dhe shumë e shumë të tjerë.

Mila Kunis: Milena Markovna Kunis

Jane Campion, kryetarja e jurisë në Festivalin e Kanës

Postuar në 08 Janar, 2014 15:59

Është Jane Campion presidentja e jurisë së Festivalit të 67 të filmit në Kanë, i cili do të mbahet nga data14 deri në 25 maj. 

Pas Steven Spilberg, këtë vit juria do të kryesohet nga regjisorja neozelandeze.  

Jane Campion është femra e vetme e cila ka fituar Palmën e Artë, me filmin e saj Pianoja, në vitin 1993.

Bashkëshortja e Schumit: Na lini të qetë!

Postuar në 08 Janar, 2014 15:58

Bashkëshortja e ish-pilotit të Formula 1Michael Schumacher ka apeluar për respektimin e privatësisë dhe u ka kërkuar gazetarëve që të largohen nga klinika ku po trajtohet i shoqi. 

“Ndihem e zhgënjyer nga miqtë”

Postuar në 08 Janar, 2014 15:56

Lady Gaga e ka nisur vitin duke rrëfyer se ndihet e tradhëtuar nga miqtë e saj. Ylli i muzikës pop i ka shkruar një letër të hapur fansave të saj duke bashkangjitur edhe videon e saj më të re: “Do What You Want”. 

“Jam me vonesë për këtë video sepse më lanë vetëm një javë kohë për realizmin e saj”, shfryn Gaga me fansat në profilin e saj personal në Facebook. 

Më tej, ajo shton: “Disave nuk i mjaftojnë miliona dollarë, duan miliarda, madje triliarda. Ata që i quaja miq, më lanë vetëm atëherë kur unë kisha më shumë nevojë për ta.” 

Kinematografia iraniane në zi

Postuar në 08 Janar, 2014 15:55

Kinematografia iraniane nuk gëzon ndonjë famë botërore, por askush nuk mund të kritikojë atë për mungesën e realizimit... 

Në një skenë dedikuar luftës irano-irakene të viteve 1980-88, një shpërthim në sheshbetejën e inskenuar i kushtoi jetën gjashtë personave ditën e mërkurë.

Një gabim i rëndë i piroteknikëve, në përllogaritjen e fuqisë dhe valës shpërthyese, la të vdekur drejtorin e efekteve speciale, disa aktorë dhe anëtarë të stafit.

Jake Gyllenhaal ndahet nga e dashura modele

Postuar në 08 Janar, 2014 10:15

Jake Gyllenhaal është sërish beqar pasi është ndarë nga e dashura e tij AlyssaMiller, modele e Victoria’s Secret. 

Sipas ‘Us Weekly’, aktori 33-vjeçar i ka dhënë fund romancës me 24-vjeçaren para pushimeve të fundvitit.

“Mendoj se puna nuk i lejoi të qëndronin pranë njëri-tjetrit dhe vendosën që të ndaheshin. Distanca i dha fund marrëdhënies”, tha një burim për revistën.

Një tjetër burim tha se Alyssa kërkonte një lidhje serioze, ndërsa Jake nuk ka ndërmend t’i futet asaj rruge për momentin.

Kelly Brook ‘mposht’ Pippa Middleton

Postuar në 08 Janar, 2014 10:14

Pak muaj më parë, Pippa Middleton “i rrëmbeu” vëmendjen ceremonisë martesore të motrës së saj me fustanin e gjatë të bardhë dhe format trupore duke u shndërruar nga një e panjohur, në femrën me fundshpinën më të mirë në botë. 

Koha ka kaluar dhe Pippa, sipas rënditjeve të bëra nga revistat gossip, duhet të heqë dorë nga vendi i parë, madje edhe nga i dyti duke u radhitur e treta në listën e femrave me të pasmet më të bukura. 

Më mirë e ëma se e bija

Postuar në 08 Janar, 2014 10:10

Fotot janë pasion i trashëguar i familjes Kardashian. Pak ditë pasi vajza e saj më e famshme, Kim Kardashian postoi nëinternet një foto provokuese të fundshpinës së saj, Kris Jenner “u kundërpërgjigj” duke hedhur në profilin familjar në “Flipagram” një foto të veten.

58-vjeçarja gjyshe tregoi format e saj e ‘mbuluar’ nga një bikini ngjyrë të zezë shoqëruar me mesazhin drejtuar gjithë fansave: “gëzojeni jetën”.

Të gjitha të çmendura pas mjekrrës së Harry…përveç Mbretëreshës

Postuar në 08 Janar, 2014 04:39

Heqja e mjekrrës në Antarktikë, sigurisht që nuk është një veprim i zgjuar, ndaj dhe princi Harry nuk e preku atë gjatë 3 javëve ekspeditë në skajet jugore të planetit tonë. 

Kur u rikthye, pinjolli i familjes mbretërore britanike mbajti mjekrrën e tij të kuqe dhe “të gjitha” u çmendën pas stilit të tij të ri…përvec njërës, Mbretëreshës Elisabetë.

“Gravity” kryeson listën për cmimet “BAFTA”

Postuar në 08 Janar, 2014 04:23

Të mërkurën u bënë publike kandidaturat e filmave të nominuar për cmimet BAFTA. “Gravity” udhëheq listën nominimeve me 11 të tilla në kategori të ndryshme. 

“12 vjet robëri” dhe “American Hustle” ndjekin “Gravity” përkatësisht secili me nga 10 nominime për cmimet prestigjoze, ndjekur nga “Captain Philips” me 9 të tilla.

Sandra Bullock me rolin e saj si astronautja Ryan Stone, së bashku me  Amy Adams, Cate Blanchett, Emma Thompson dhe Dame Judi Dench janë kandidatet për trofeun e “Aktores më të mirë protagoniste”.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City