Kinematografia iraniane në zi

Postuar në 08 Janar, 2014 15:55

Kinematografia iraniane nuk gëzon ndonjë famë botërore, por askush nuk mund të kritikojë atë për mungesën e realizimit... 

Në një skenë dedikuar luftës irano-irakene të viteve 1980-88, një shpërthim në sheshbetejën e inskenuar i kushtoi jetën gjashtë personave ditën e mërkurë.

Një gabim i rëndë i piroteknikëve, në përllogaritjen e fuqisë dhe valës shpërthyese, la të vdekur drejtorin e efekteve speciale, disa aktorë dhe anëtarë të stafit.

Në këto xhirime, regjizori kishte vendosur të përdorte eksplozivë të vërtetë, si rrjedhojë e pamundësisë për të blerë fishekzjarrë të posaçëm, për shkak të embargos ekonomike që i është vendosur vendit.

"Eksplozivët ishin të njëjtë me ata të përdorur në zonat e luftës. Nuk kishim zgjedhje tjetër, por të përdornim këtë lloj eksplozivi, pasi importi i fishekzjarrëve që do të na ishin nevojitur është i ndaluar", deklaroi një prej producentëve, Abbass Shoghi, për agjensinë "IRNA".

Premiera e këtij filmi, i cili ishte reklamuar si një prej filmave më të suksesshëm ndonjëherë në kinematografinë vendase eshte planifikuar për muajin Shkurt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.