“Gravity” kryeson listën për cmimet “BAFTA”

Postuar në 08 Janar, 2014 04:23

Të mërkurën u bënë publike kandidaturat e filmave të nominuar për cmimet BAFTA. “Gravity” udhëheq listën nominimeve me 11 të tilla në kategori të ndryshme. 

“12 vjet robëri” dhe “American Hustle” ndjekin “Gravity” përkatësisht secili me nga 10 nominime për cmimet prestigjoze, ndjekur nga “Captain Philips” me 9 të tilla.

Sandra Bullock me rolin e saj si astronautja Ryan Stone, së bashku me  Amy Adams, Cate Blanchett, Emma Thompson dhe Dame Judi Dench janë kandidatet për trofeun e “Aktores më të mirë protagoniste”.

Christian Bale dhe Leonardo Di Caprio janë dy kandidatët favoritë për cmimin ‘Aktori më i mirë protagonist”.

Michael Fassbender, Matt Damon, Bradley Cooper janë tre emrat që do të garojnë për cmimi “Aktori më i mirë joprotagonist” ndërsa Jennifer Laërence dhe Lupita Nyong janë kandidatet për cmimin “aktorja më e mirë joprotagoniste”.

Cmimet “BAFTA” ndahen në Londër më 16 shkurt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.