Jake Gyllenhaal ndahet nga e dashura modele

Postuar në 08 Janar, 2014 10:15

Jake Gyllenhaal është sërish beqar pasi është ndarë nga e dashura e tij AlyssaMiller, modele e Victoria’s Secret. 

Sipas ‘Us Weekly’, aktori 33-vjeçar i ka dhënë fund romancës me 24-vjeçaren para pushimeve të fundvitit.

“Mendoj se puna nuk i lejoi të qëndronin pranë njëri-tjetrit dhe vendosën që të ndaheshin. Distanca i dha fund marrëdhënies”, tha një burim për revistën.

Një tjetër burim tha se Alyssa kërkonte një lidhje serioze, ndërsa Jake nuk ka ndërmend t’i futet asaj rruge për momentin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.