Naked City

Cigarja e dyshimtë e Rihannës

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 03:44

Ndërsa për shumicën prej nesh këto ditë festive karakterizohen nga moti i ftohtë i dhjetorit, për Rihannën, Viti i Ri pritet në plazhet e nxehta të Barbadosit.

E rikthyer në vendlindje, këngëtarja 25-vjeçare publikoi në profilin e saj në “Instagram” një seri fotografish mbrëmjen e ditës së shtunë.Në imazhet e publikuara, binte në sy një cigare “e dyshimtë”, të cilën Rihanna po tymoste, ndërsa qëndronte në plazh me bikini.

Britney Spears, një koncert super hot

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 03:40

Britney Spears ka dhënë një shfaqje të vërtetë mbrëmjen e djeshme në Las Vegas.

Përballë mijëra fansave të vet, Spears ka ndërruar shtatë kostume, në një koncert që ka zgjatur për rreth 90 minuta.

Në të kanë marrë pjesë si spektatorë edhe emra të njohur të muzikës, si Katy Perry, Miley Cyrus dhe Adam Lambert.

Ndërkohë, këngëtarja e njohur ka rënë pre e ngacmimeve të fansave të vet, të cilët i kanë drejtuar lazerat në pjesët intime të trupit.

32-vjeçarja është shfaqur në një formë të shkëlqyer fizike dhe mjaft provokuese.

NASA: Ja fotot më spektakolare të Tokës për këtë vit

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 03:19

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, ka publikuar fotot më spektakolare të planetit tonë për vitin që po mbyllim.

Satelitët, por edhe astronautët në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar kanë realizuar këto foto befasuese.

Një 45- vjeçare nuk mund të jetë më seksi se kaq

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 03:13

Sa herë për Krishtlindje, shfaqet ajo dhe mediat i numërojnë vitet.

E bëjnë këtë për të treguar se ajo vazhdon të jetë tepër seksi.

Kështu ka ndodhur edhe sivjet me Stephanie Seymour, modelen amerikane 45- vjeçare.

Ajo është fotografuar duke pushuar me familjen e saj në plazhet e St. Barts.

Dikur pozonte për Victoria’s Secret, por me trupin që ka tani të befason.

Deri sa të vijë koha e burgut, po shijoj plazhin…

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 03:10

Ndërsa shijon rrezet e diellit në Majemi, Nicole Minetti duket se e ka harruar se rrezikon pesë vite burg.

Italiania e dënuar në korrik pasi ofronte prostituta për festat ‘bunga bunga’ të Silvio Berlusconi-t, i kaloi Krishtlindjet në brigjet e Floridës.

Një gjykatë në Milano vendosi se 28- vjeçarja kishte sjellë më shumë se 30 femra për festat e seksit të ish- kryeministrit.

Megjithatë ajo nuk është prangosur akoma, pasi vendimi është apeluar.

Kate Middleton sërish shtatzënë?

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 03:06

Në Britaninë e Madhe atmosfera e festës së Krishtlindjes ka shërbyer për të krijuar një thashethem të ri mbi familjen mbretërore. Sipas zërave princesha Kate Middleton është sërish shtatzënë.

Sipas revistës ‘The Star’, dukesha e Cambridge pret të bëhet sërish nënë dhe është në muajin e tretë të shtatzënisë. Lajmërimi “zyrtar” u është komunikuar familjarëve dhe të afërmve me rastin e Krishtlindjes. Sigurisht që për momentin bëhet fjalë veç për thashetheme, por në Angli janë të shumtë ata që shpresojnë që lajmi të jetë i vërtetë.

Delevingne për pak humb bikinit

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 03:05

Si shumë të tjerë të njohur në fushën e modës, muzikës apo kinemasë, edhe Cara Delevingne zgjodhi vendet e ngrohta për të kaluar festat e fundvitit.

Modelja 21-vjeçare ndodhet në Barbados së bashku me familjen e saj dhe një grup miqsh. Megjithëse retë nuk lejonin diellin, kjo nuk pengoi bukuroshen që të ushtronte sporte uji dhe të argëtohej me të motrën Poppy dhe një mikeshë.Ekuilibri mbi ujë është më i vështirë se ai mbi pasarelë dhe për këtë modelja u rrëzua disa herë në ujë dhe në një rast të tillë, për pak sa nuk mbeti ‘zbathur’.

Provokimi i radhës i Miley Cyrus

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:42

La me gojë hapur të gjithë me performancën e saj në skenën e MTV Video Music Awards gjatë verës. Më pas, publikoi videoklipin e këngës ‘Wrecking Ball’ ku shfaqej tërësisht e zhveshur. Ndërsa tani, Miley Cyrus publikon një tjetër videoklip që me siguri do të shkaktojë shumë polemika. Këngëtarja e re shihet vetëm me të brendshme në klipin e këngës së saj më të re ‘Adore You’ (Të adhuroj). Por, jo vetëm kaq.

Rihanna vazhdon të shijojë pushimet

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:41

Pasi kaloi Krishtlindjen me familjen në Barbados, Rihanna vazhdon të qëndrojë në vendlindjen e saj duke shijuar festat e fundvitit.

E veshur me bojëqielli, këngëtarja 25-vjeçare së bashku me miqtë e saj bëri një xhiro me barkë.Ndryshe nga Krishtlindjet e kaluara ku u pa e zhveshur e duke tymosur marijuanë, këtë herë Rihanna kishte zgjedhur si veshje një fustan të gjatë shumëngjyrësh si për të përcjellë atmosferën festive.

Balotelli dhe Fanny sërish bashkë

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:39

Mario Balotelli dhe Fanny Neguesha janë sërish bashkë. Pas ndarjes në fillim të muajit dhjetor, sulmuesi i Milanit është rilidhur me ish të dashurën.

Modelja ka postuar në Instagram një fotografi të çiftit duke udhëtuar drejt Dubait, vendit të zgjedhur për të kaluar festat e fundvitit.

Balotelli shkroi anglisht në Twitter këtë frazë në fillim të dhjetorit: “This is the end.” Atëherë, disa e morën për situatën e keqe që po kalon Milani dhe dëshirën e sulmuesit për t’u larguar nga Italia në janar, por fraza ishte për të dashurën e tij.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City