Naked City
Miley Cyrus nuk ndalet
Ajo e ka bërë të qartë se kritikat apo polemikat që shkakton nuk do të ndalin daljet e saj provokuese në skenat e koncerteve.
U tha u bë. Miley Cyrus mbajti fjalën duke performuar edhe njëherë tjetër “twerking” para fansave të saj gjatë koncertit të fundit të “Jingle Ball” në Majemi të Floridas. Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë, këngëtarja shoqërohej nga një ndihmëse e pazakontë…një balerinë shtatshkurtër.
‘Transparentja’ Miranda Kerr
Në tetor i dha fund ‘miqësisht’ martesës 3-vjeçare me Orlando Bloom, por duket se Miranda Kerr e ka marrë me sportivitet divorcin e saj, duke iu përkushtuar punës në një formë si asnjëherë tjetër më parë.
Supermodelja u shfaq këtë herë në një set fotografik të realizuar nga fotografi Terry Richardson. Seti nis me modelen të veshur me një këmishë me ngjyra të ndezura, kombinuar me një palë xhinse ‘Denim’ të ngushta.
Por s’kalon shumë dhe Miranda përfundon me një palë bikini…që tregonin pak më shumë se ç’duhet.
Nicole kërkon suksesin edhe në modë
Suksesit në muzikë, Nicole Scherzinger synon t’i bashkangjisë suksesin në një tjetër fushë, atë të modës.
Ish-këngëtarja e Pussycat Doll mësohet se është në bisedime me një markë të njohur në fushën e modës për të krijuar linjën e saj personale.
35-vjeçarja njihet për shijen e saj të hollë në përzgjedhjen e veshjeve, vecanërisht fustaneve, ku jo rrallë lë me gojë hapur të gjithë fansat e saj.
2013, miliarderët me fitimet më të mëdha
Warren Buffett ka fituar rreth 37 milionë dollarë në ditë gjatë vitit 2013, sipas përllogaritjeve të bëra nga “Wealth-X”, duke u listuar si miliarderi me fitimet më të larta gjatë këtij viti.
Katy Perry rrëfen: Ja si u ringrita
Viti që po mbyllet ishte i suksesshëm për të. Katy Perry u rëndit nga “Forbes” në pesë këngëtaret femra që arkëtuan më shumë për këtë 12-mujor. Por cila ishte formula që ringriti këngëtaren amerikane pas periudhës së vështirë të kaluar nga ndarja me ish-bashkëshortin, komedianin Russell Brand?
Candice në "kohën e lirë"
Për kënaqësinë e të gjithë fansave të saj, Candice Swanapoel publikoi të premten një seri fotografish të marra nga momentet e lira gjatë seancae të fotografimit.
Në imazhet e postuara prej 25-vjeçares, shfaqen momente të saj me stafin, si dhe situata në të cilat afrikanojugorja shfaqet duke u relaksuar nën rrezet e diellit.Për Candice, viti 2013 ka qenë një vit i paharrueshëm për arritjet e saj profesionale, të kulminuara me mbajtjen e reçipetave me vlerë 10 milionë dollarë në paradën e fundvitit të "Victoria's Secret".
Vajza e Sean Penn në botën e modës
Të gjithë e njohin Sean Penn si një prej aktorëve më të mëdhenj të Hollivudit, por pak e dinë se dikush tjetër që mban mbiemrin e tij ka trashëguar talentin për të goditur në sytë e opinionit publik.
Dylan Penn, e bija 22-vjeçare e aktorit është duke nisur një karrierë shumë premtuese në botën e modës.E reja, e cila do të jetë vajza koopertinë e muajit janar për revistën "GQ", në treg që prej 24 Dhjetorit, ndërkohë përflitet se është duke dalë me protagonistin e "Twylight", Robert Pattinson.
Nuri Seferi sfidon sot Steve Herelius!
Boksieri shqiptar, Nuri Seferi do të rikthehet në ring më i fuqishëm së kurrë më parë në një përballje me një ish kampion bote, francezin shumë të mirënjohur, Steve Herelius. Në përballjen e tin të 40-të si profesionist, Steve Herelius është padyshim një ndër kundërshtarët më të vështirë që Seferi ka patur përballë ndonjëherë. Përballja Seferi vs. Herelius do të zhvillohet në MesseHalle Schnelsen, në qytetin Hamburgut të Gjermanisë.
Ar dhe Swarovski, biçikleta 80 mijë euro!
Kjo biçikletë kushton rreth 80 mijë euro. Ka 600 gurë Swarovski dhe ështe e mbuluar me ar 24 karat. Është prodhim i kompanisë Aurumania. Është prodhuar me një numër të kufizuar, vetëm 10 copë. Shumë prej atyre që e kanë parë dei tani e kanë konsideruar atë një vepër arti, saqë një blerës e ka vendosur në muret e shtëpisë së tij në Londër.
Politikani italian bën kontratë seksi me sekretaren
Ajo e ka futur në grirëse në sekondat e fundit dhe më pas e ka hedhur në koshin e plehrave.
Por hetuesit kanë arritur të rikuperojnë një nga kontratat më të pista në politikën italiane.
Një zyrtar i partisë së Berlusconi-t, anëtar i këshillit kulturor të rajonit Abruzzo ka punësuar një sekretare 32- vjeçare për shërbime seksuale.
Gjithçka me kontratë të nënshkruar nga palët.
Politikani 53- vjeçar, Luigi De Fanis është tradhtuar nga telefonatat.