Nuri Seferi sfidon sot Steve Herelius!

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 03:28

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi do të rikthehet në ring më i fuqishëm së kurrë më parë në një përballje me një ish kampion bote, francezin shumë të mirënjohur, Steve Herelius. Në përballjen e tin të 40-të si profesionist, Steve Herelius është padyshim një ndër kundërshtarët më të vështirë që Seferi ka patur përballë ndonjëherë. Përballja Seferi vs. Herelius do të zhvillohet në MesseHalle Schnelsen, në qytetin Hamburgut të Gjermanisë.

Nga peshimet zyrtare sot ne Hamburg
“Ka qenë deshirë e madhe e imja që patjetër të zhvillohet kjo ndeshje brenda vitit 2013 dhe ja që u bë e mundur, prandaj jam shumë i lumtur dhe shpresoj të marr mbështetje të madhe nga tifozët shqiptar për të cilët do të luftoj deri në momentin e fundit”- është shprehur Seferi.
Sot janë bërë edhe peshimet zyrtare, ku NURI SEFERI, i cili garon për ngjyrat kuqezi rezultoi, 90.2 kg, ndërsa, Steve Herelius, Francë, 90.7 kg. Ndeshja do ë zhvillohet sot në orën 21:00 dhe do të transmetohet Live nga Eursport si dhe online nëpërmjet portalit www.ecboxing.de

Comments

Submitted by Keno Kotorri (not verified) on

<p>e fitoj mbreme me KO teknike . I lumte e suksese te metjshme !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.