Nicole kërkon suksesin edhe në modë

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 10:44

Suksesit në muzikë, Nicole Scherzinger synon t’i bashkangjisë suksesin në një tjetër fushë, atë të modës. 

Ish-këngëtarja e Pussycat Doll mësohet se është në bisedime me një markë të njohur në fushën e modës për të krijuar linjën e saj personale. 

35-vjeçarja njihet për shijen e saj të hollë në përzgjedhjen e veshjeve, vecanërisht fustaneve, ku jo rrallë lë me gojë hapur të gjithë fansat e saj.

“Ajo mund të jetë një stiliste madhështore dhe e talentuar. Moda ka qenë gjithmonë një fushë tërheqëse për të ku prej kohësh ka dashur të përfshihet, por jo më duke e ndjekur, por duke e krijuar atë”, thotë një burim pranë këngëtares. 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.