Naked City

Beyoncé në version hard për “Yonce”

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:38

Beyoncé ka ndryshuar komplet imazh për kripin e saj të ri “Yonce”.

Këngëtarja e njohur e muzikës pop është shfaqur tepër sensuale teksa improvizon skena lesbo-chic me doza të forta erotike me Engjëjt e Victoria’s Secret.

Duket se zonja Carter ka vendosur t'u urojë festat fansave me një video tepër të nxehtë, që me siguri do e vlerësojnë.

Zoe Saldana: Dua gjoks më të madh

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 08:20

Edhe pse është e famshme dhe e pasur, Zoe Saldana nuk kënaqet me kaq. Aktorja 35-vjeçare ka zbuluar se kërkon edhe diçka tjetër: një gjoks më të madh. 

Në një intervistë për revistën ‘Lucky Magazine’, Saldana theksoi se është e fiksuar pas madhësisë së “ballkonit” të saj: “Gjithmonë njeriu dëshiron atë që nuk e ka. Gjithë jetën kam qenë e fiksuar pas gjoksit. Nuk më pëlqejnë gjërat artificiale, por nuk do e kisha problem që t’i bëja dhuratë vetes një gjoks të madh para se të vdes.”

Rihanna, një Krishtlindje seksi, por dhe të dëshpëruar

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:32

Të hënën ajo publikoi disa foto shumë seksi me një këmishë të kuqe Krishtlindjesh.

Por, një ditë më pas, këngëtarja e njohur me origjinë nga Barbadosi, Rihanna, ka postuar disa foto depresive.

E vetme në shtëpi, ajo është shfaqur mjaft e dëshpëruar.

Kjo vjen ndoshta edhe prej faktit se prej muajsh të tërë, Rihanna është e vetme dhe nuk ndodhet në një marrëdhënie.

Nis sherri për 45 milion dollarët që la pas Paul Walker

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:27

Aktori i njohur, Paul Walker, vdiq rreth katër javë më parë gjatë një aksidenti me Porsche në rrugët e Los Angeles.

Por tani ka nisur sherri për pasurinë e tij.

Aktori i njohur sidomos për serinë e filmave “Fast& Furious” ka lënë pas 45 milionë dollarë.

Kush do i marrë këto para?

Raportohet se në sherr për këtë pasuri janë prindërit e tij dhe Rebecca McBrian, nëna e vajzës së tij 15- vjeçare, Meadow.

“Familja e Paul nuk do lejojë në asnjë mënyrë që Rebecca të marrë paratë,” tha një i afërm i tyre.

Fëmijët e frikësuar nga Babagjyshi!

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:25

Babagjyshi është personazhi më i dashur për fëmijët. Por, nuk qenka e thënë të jetë kështu për të gjithë. Ja disa nga fotografitë, të mbledhura nga Matt Kane, që prej vitit 2009, që tregojnë se jo të gjithë fëmijët ndihen komod në prezencë të plakut mjekërbardhë.  

Falet Turing, njeriu që ndryshoi rrjedhën e Luftës II Botërore

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:21

Alan Turing, një mjeshtër informatike që thyente kodet për Britaninë gjatë Luftës II Botërore, i cili më pas iu nënshtrua me urdhër tredhjes kimike për shkak të homoseksualitetit të tij, ka marrë dje faljen mbretërore, rreth 60 vjet pasi kreu vetëvrasjen. Turing u vetëvra, pasi u dënua për homoseksualitetin e tij, në atë kohë ilegal. Ai njihet në të gjithë botën si gjeniu që krijoi “Bombe”, një makineri që deshifronte mesazhet e kodifikuara nga makineritë gjermane. Puna e tij konsiderohet si thelbi që ndryshoi kursin e luftës dhe shpëtoi mijëra jetë.

Pushimet e Sofia Vergara

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:20

Disa ditë më parë qarkulluan zëra se Sofia Vergara i kishte dhënë fund romancës së saj me biznesmenin Nick Loeb. 

Zërat u përhapën pasi bukuroshja kolumbiane u fotografua e vetme në “Ditën e Falenderimeve” dhe pa unazën e fejesës në gisht.

Megjithatë të hënën ka qenë vetë modelja ajo që i ka dhënë fund spekulimeve duke postuar në internet një foto nga pushimet që cifti po kalon në Meksikë, ku ka gjetur strehë për t’i ikur të ftohtit amerikan.

Cruise, Krishtlindje me të bijën

Postuar në 25 Dhjetor, 2013 02:58

Tom Cruise nisi pushimet e fundvitit përkrah vajzës së tij 7-vjeçare Suri. I vendosur për të shfrytëzuar sa më mirë këto pak ditë në të cilat ai mund të bëjë babain, aktori udhëtoi me të bijën në një resort turistik në Orlando, Florida, ku të dy u fotografuan duke u argëtuar në një pishinë.

Pas divorcit me ish-bashkëshorten dhe nënën e Surit, Kate Holmes, dy aktorët hollivudianë ndajnë kohën në të cilën takojnë vajzën, ndonëse kujdestarinë e saj e ka aktorja.

Ndërsa Kate kaloi me Surin festën e Falenderimeve, Tom mori vajzën për Krishtlindje.

Rita Ora “nxeh” Krishtlindjen

Postuar në 25 Dhjetor, 2013 02:54

Rita Ora e kaloi mes miqsh mbrëmjen e 24 dhjetorit dhe ashtu siç është bërë e zakonshme nuk harroi fotot e nxehta për t’i uruar festat e fundvitit të gjithë fansave të saj që e ndjekin në rrjetet sociale.

Në foton e parë, këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova pozon me një bluzë që i tregon shpinën dhe me një kapuç të kuq në kokë.Më e bukura vjen tek fotoja e dytë: 23-vjeçarja pozon me një këmishë të bardhë të zbërthyer që tregon gjoksin, ndërsa kokën e mbulon me një maskë të madhe.

Roger Federer, baba për herë të tretë

Postuar në 25 Dhjetor, 2013 02:53

enisti i famshëm Roger Federer dhe bashkëshortja e tij Mirka presin fëmijën e tretë së bashku. Cifti ka dy vajza binjake të cilat kanë lindur në korrik të vitit 2009.

Federer shkroi në Twitter: “Mirka dhe unë jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju një lajm të mrekullueshëm: Myla dhe Charlene do të bëhen motra të mëdha në vitin 2014. Gëzuar festat!”

Tenisti 32-vjeçar mban rekordin e Grand Slam-eve të fituara në karrierë (17) dhe ka qëndruar në krye të renditjes ATP më shumë javë se çdo tenist tjetër në histori.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City