Falet Turing, njeriu që ndryshoi rrjedhën e Luftës II Botërore

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:21

Alan Turing, një mjeshtër informatike që thyente kodet për Britaninë gjatë Luftës II Botërore, i cili më pas iu nënshtrua me urdhër tredhjes kimike për shkak të homoseksualitetit të tij, ka marrë dje faljen mbretërore, rreth 60 vjet pasi kreu vetëvrasjen. Turing u vetëvra, pasi u dënua për homoseksualitetin e tij, në atë kohë ilegal. Ai njihet në të gjithë botën si gjeniu që krijoi “Bombe”, një makineri që deshifronte mesazhet e kodifikuara nga makineritë gjermane. Puna e tij konsiderohet si thelbi që ndryshoi kursin e luftës dhe shpëtoi mijëra jetë. Edhe pse ishte një hero, Turing u ndëshkua për homoseksualitetin e tij. Në vitin 2009 një peticion ku u përfshinë mijëra njerëz i kërkonte Mbretëreshës pastrimin e emrit të Turing. “Dr. Turing meriton të njihet dhe kujtohet për kontributin e tij fantastik në luftë dhe trashëgiminë në shkencë”, tha sekretari britanik i Drejtësisë, Kris Grejling, në një intervistë, pasi Turing mori faljen nga Mbretëresha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.