Nis sherri për 45 milion dollarët që la pas Paul Walker

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 03:27

Aktori i njohur, Paul Walker, vdiq rreth katër javë më parë gjatë një aksidenti me Porsche në rrugët e Los Angeles.

Por tani ka nisur sherri për pasurinë e tij.

Aktori i njohur sidomos për serinë e filmave “Fast& Furious” ka lënë pas 45 milionë dollarë.

Kush do i marrë këto para?

Raportohet se në sherr për këtë pasuri janë prindërit e tij dhe Rebecca McBrian, nëna e vajzës së tij 15- vjeçare, Meadow.

“Familja e Paul nuk do lejojë në asnjë mënyrë që Rebecca të marrë paratë,” tha një i afërm i tyre.

Në sherr është përfshirë edhe Jasmine Pilchard- Gosnell, e dashura e aktorit.

Aktori vdiq më 30 nëntor.

Edhe pse ka një ekspertizë zyrtare, sërish në janar ekspertë të kompanisë Porsche do të fluturojnë drejt Los Angeles për të zbuluar se cili ishte fajtori për aksidentin e rëndë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.