Zoe Saldana: Dua gjoks më të madh

Edhe pse është e famshme dhe e pasur, Zoe Saldana nuk kënaqet me kaq. Aktorja 35-vjeçare ka zbuluar se kërkon edhe diçka tjetër: një gjoks më të madh.
Në një intervistë për revistën ‘Lucky Magazine’, Saldana theksoi se është e fiksuar pas madhësisë së “ballkonit” të saj: “Gjithmonë njeriu dëshiron atë që nuk e ka. Gjithë jetën kam qenë e fiksuar pas gjoksit. Nuk më pëlqejnë gjërat artificiale, por nuk do e kisha problem që t’i bëja dhuratë vetes një gjoks të madh para se të vdes.”
Zoe Saldana është martuar në qershor të këtij viti me artistin italian Marco Perego, ndërsa verën e vitit të ardhshëm do të shihet në ekranin e madh në filmin ‘Guardians of the Galaxy’.
Në këtë film do të interpretojnë gjithashtu Vin Diesel, Bradley Cooper, Chris Pratt, Benicio Del Toro dhe Glenn Close.
Add new comment