Naked City

Nicolas Cage mbush 50 vjeç

Postuar në 07 Janar, 2014 15:31

Nicolas Cage mbush 50 vjeç më 7 janar dhe ditëlindja e tij do të festohet në San Francisco me një mbrëmje restrospektive në një nga sallat më të mira kaliforniane, ku përfshihen të gjitha sukseset e aktorit. 

Në të vërtetë ai quhet Nicholas Kim Coppola. Thuhet se ka ndryshuar mbiemrin kur nisi karrierën për të mos qenë i favorizuar në xhiron e kineastëve për shkak të xhaxhait të tij: regjisorit Francis Ford Coppola.

Shakira: Pique pëlqen femrat si unë

Postuar në 07 Janar, 2014 15:30

Shakira është pa dyshim një prej këngëtareve më sexy të planetit. 

Megjithatë, në një intervistë të dhënë për revistën "Glamour", 36-vjeçarja pretendoi se linjat janë gjëja e fundit për të cilën përkujdeset në jetën e saj.

Venezuelë, vritet në pritë ish-Missi

Postuar në 07 Janar, 2014 15:27

Ish-miss Venezuela, Monica Spear, u vra së bashku me bashkëshortin e saj, në atë që dyshohet ishte një tentativë grabitje e shkuar keq. 

Vajza 5-vjeçare e çiftit, e cila po udhëtonte në automjet kur grabitësit qëlluan me breshëri automatiku, gjithashtu ka marrë disa plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë në një spital.

Rosie, ditë romantike në Hauai

Postuar në 07 Janar, 2014 15:24

Rosie Huntington-Whiteley shijoi një ndërrim vitesh romantik në Hauai, përkrah të dashurit të saj hollivudian, Jason Statham. 

Ditën e martë, 26-vjeçarja i bëri një dhuratë speciale të gjithë fansave të saj, duke postuar në rrjetet sociale disa fotografi, të cilat me shumë gjasa janë shkrepur prej aktorit.

Për një vit të ngarkuar, siç parashikohet të jetë 2014-ta për supermodelen dhe Statham, këto pushime duket se ishin mënyra më e mirë për të karikuar bateritë dhe për t'u përgatitur për javët e ardhshme intensive që i presin. 

Mbulohu Kim, mbulohu!

Postuar në 07 Janar, 2014 04:58

Të shtunën tregoi rezultatet e stërvitjes së lodhshme në palestër, ndërsa të dielën Kim Kardashian për pak sa nuk na tregoi më shumë seç duhet në momentin që po dilte nga makina e saj sportive. 

Edhe pse ishte munduar të mbulohej me një pallto të gjatë bezhë, 33-vjeçarja kishte “harruar” ta mbërthente dhe i ofroi “paparacëve” dekoltenë e saj të bollshme.

Maksim: Eva Longoria, femra e vitit

Postuar në 07 Janar, 2014 04:05

Eva Longorja është shpallur femra e vitit nga revista ‘Maksim’. Aktorja e serialit të suksesshëm ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ është shfaqur mjaft sensuale në kopertinën e muajve janar-shkurt të kësaj reviste.

38 vjeçarja është e vetmja aktore që ka arritur të qëndrojë në majë të top-listës me 100 personazhe të kësaj revistë për dy vite radhazi më 2005-2006.

Mishel Obama, pushime e vetme

Postuar në 07 Janar, 2014 04:03

 Presidenti Obama i bëri bashkëshortes së tij Mishel një dhuratë mjaft të veçantë për ditëlindje. 

Dhurata ishte qe ajo të vazhdojë të qëndrojë edhe për ca ditë për pushime në Hawaii pa qene nevoja të ketë edhe fëmijët me vete. 

Familja kaloi në ishull dy javë pushime dhe tani, Zonja e Pare do të qëndrojë atje edhe disa ditë më shumë në prag të 50-vjetorit të ditëlindjes së saj që është këtë muaj, për t'u takuar me miq e të afërm. 

 

Kiebler lë pas ndarjen me Clooney

Postuar në 06 Janar, 2014 15:55

Me një famë të njohur prej "Don Zhuani",George Clooney ka bërë të ndihen keq gjatë jetës së tij shumë femra. 

Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Stacy Kiebler, të dashurën e tij të fundit, e cila po shijon jetën në maksimum edhe pa aktorin hollivudian.

34-vjeçarja, një ish-luftëtare keçi, tregoi se vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer fizike e shpirtërore, përkrah të dashurit të saj të ri, Jared Pobre, me të cilin është duke kaluar disa ditë të veçanta në ishullin e St. Barsit, në Karaibe. 

“The Day After Tomorrow” në Miçigan!

Postuar në 06 Janar, 2014 15:52

Këto ndërtesa ndriçuese në portin e Miçiganit të sjellin ndërmend skena nga filmi “The Day After Tomorroë”. Temperaturat e ulta, disa gradë nën zero, i kanë kthyer strukturat disa metra të larta në statuja gjigante prej akulli.  Këtofotografi mahnitëse janë kapur nga fotografi amerikan Thomas Zakoëski, në një udhëtim në dy qytete të Michigan, pasi një stuhi goditi shtetin.

Çfarë po humbet "P.Diddy"

Postuar në 06 Janar, 2014 11:54

Prej vitesh, Cassie dhe reperi "P. Diddy" janë të lidhur me njëri-tjetrin, ndaj fakti që kaluan mbrëmjen e ndërrimit të viteve larg njëri-tjetrit ngjalli shumë dyshime. 

Ndryshe nga partneri i saj, Cassie zgjodhi që të kalonte këtë ditë në një destinacion ekzotik, në plazhet e Majemit, ku organizoi një festë për veten dhe miqtë e saj.

Pa dyshim, për këngëtaren ky ishte edhe njërast i mirë për t'i treguar "P. Diddy"-t se çfarë po humbet. 

Pages

Subscribe to RSS - Naked City