Naked City

Kim Kardashian para 20 vitesh

Postuar në 12 Janar, 2014 15:32

Kim Kardashian dhe Nicole Richie janë dy nga personazhet televizive më të suksesshme në SHBA, por 20 vite më parë ato ishin thjesht dy vajza 13-vjeçare nga familje shumë të pasura. 

J.Lo paditet për ngacmim seksual

Postuar në 12 Janar, 2014 09:56

Një padi e veçantë është ngritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj këngëtares Jennifer Lopez, raportoi të dielën uebsajti i lajmeve “rozë”, “TMZ”.

Rodrigo Ruiz kërkon një dëmshpërblim prej 10 mijë dollarësh nga këngëtarja në Gjykatën e Los Anxhelosit, pasi sipas tij, Lopez i ka nisur në vitin 2008 një letër në të cilën i kërkonte qartësisht “favore seksuale”.Sipas Ruizit, në letër këngëtarja kërkonte foto dhe një video nudo, ku të shfaqej ai.

Dashuria e Rihanna-s për fansat

Postuar në 12 Janar, 2014 03:50

Shpesh është kritikuar nga fansat e saj për vonesat nëpër koncerte, por Rihanna tregoi së fundmi se sa shumë i vlerëson ajo adhuruesit e saj. 

Këngëtarja 25-vjeçare u fotografua duke përqafuar një fanse të saj në mes të të ftohtit që ka pushtuar Nju Jorkun prej ditësh tashmë. 

Me një cadër në dorë, këngëtarja nga Barbadosi gjeti kohë të ndalojë, pavarësisht temperaturave të ulta, për të përshëndetur dhe përqafuar fansen e saj minorene, e cila shpërtheu në lot. 

Olga Kent mahnit në Majemi

Postuar në 11 Janar, 2014 12:05

Me një trup si të saj, kush nuk do të ishte krenare për ta treguar? Modelja italiane Olga Kent mahniti me format e saj në plazhet e Majemit në Florida, ku po shijon pushimet e saj dimërore. 

Që prej mbërritjes së saj më 28 dhjetor, modelja 25-vjeçare i shtoi nurin brigjeve amerikane, ndërsa zgjedhja e bikinit të njohur si “brazilian-style” lë pak për imagjinatën. 

Bieber i rikthehet…jo muzikës, telasheve

Postuar në 11 Janar, 2014 03:27

Pak para vitit të ri njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga karriera e tij muzikore, por Justin Bieber vazhdon të mbetet në qendër të mediave amerikane me sjelljet e tij. Këtë herë idhulli i adoleshentëve akuzohet për akte vandalizmi ndaj fqinjit, duke hedhur vezë në drejtim të banesës së tij. TMZ ka publikuar lajmin shoqëruar me një video amatore. Pamjet janë të paqarta por në filmim dëgjohet qartë Bieber dhe fqinji i tij duke debatuar ashpër.

I dashuri i ri i Emma Watson

Postuar në 11 Janar, 2014 03:26

Prej ditësh përflitej për një romancë të re të Emma Watson me një të panjohur. Një javë më parë cifti bëri daljen e parë publike, ndërsa së fundmi, vetë aktorja konfirmoi lidhjen e re të saj me studentin e Oksfordit, Matt Janney. Ata u fotografuan në momente intime gjatë pushimeve në Karaibe, ku dukeshin mjaft të lumtur. 23-vjeçarja protagoniste në sagën “Harry Potter” duket se ka hedhur pas krahëve marrëdhënien e saj disa-vjecare me Will Adamowicz. Një i afërm i saj tha se Emma dhe Will janë ndarë që prej verës së kaluar dhe kanë shkëputur kontaktet me njëri-tjetrin.

Fico-Balotelli, Mario do të bëjë testin e ADN-së

Postuar në 11 Janar, 2014 03:24

Një histori pa fund, tipike për “gossip” me shumë thashetheme, nëse nuk do të ishte në mes një vogëlushe 1-vjeçare.

Rolet e Walker do të rixhirohen

Postuar në 11 Janar, 2014 03:23

Aktori anglez, Rupert Friend dhe ish-protagonisti i X-Men, James Marsden, janë përzgjedhur për të interpretuar dy role të lënë përgjysëm nga i ndjeri Paul Walker.

Walker, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në 30 Nëntor, ishte në mes të xhirimeve për "Fast & Furious 7", "Agent 47" dhe "The Best of Me".Walker, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në 30 Nëntor, ishte në mes të xhirimeve për "Fast & Furious 7", "Agent 47" dhe "The Best of Me".

Vrasja e Missit, dëshmia e vajzës 5-vjeçare

Postuar në 10 Janar, 2014 03:50

Miss-Venezuela e vitit 2004 dhe një prej aktoreve më të famshme të Amerikës Latine, Monica Spear, u vra së bashku me bashkëshortin e saj në një tentativë grabitje në fillim të javës.

29-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj britanik mbetën viktimë të banditëve që qëlluan me breshëri ndaj automjetit, ngjarje në të cilën mbeti e plagosur vajza e tyre 5-vjeçare.E ndërsa presidenti i vendit, Nicolas Maduro, premtoi se do të arrestojë dhe do të gjykojë me "grusht të hekurt" vrasësit, autoriteteve i mungojnë të dhënat për të çuar në identifikimin e tyre.

Irina "harron" vdekjen e gjyshes

Postuar në 10 Janar, 2014 03:47

Për Irina Shayk, ky ndërrim i viteve nuk ishte më i miri pas vdekjes tragjike të gjyshes së saj në ditët e fundit të 2013-s, por 28-vjeçarja duket se e ka rimarrë veten shumë shpejt.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City