Dashuria e Rihanna-s për fansat

Postuar në 12 Janar, 2014 03:50

Shpesh është kritikuar nga fansat e saj për vonesat nëpër koncerte, por Rihanna tregoi së fundmi se sa shumë i vlerëson ajo adhuruesit e saj. 

Këngëtarja 25-vjeçare u fotografua duke përqafuar një fanse të saj në mes të të ftohtit që ka pushtuar Nju Jorkun prej ditësh tashmë. 

Me një cadër në dorë, këngëtarja nga Barbadosi gjeti kohë të ndalojë, pavarësisht temperaturave të ulta, për të përshëndetur dhe përqafuar fansen e saj minorene, e cila shpërtheu në lot. 

Gjithcka ka ndodhur në përfundim të takimit të basketbollit mes Brooklyn Nets, për të cilin bën tifo Rihanna dhe Miami Heat. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.