I dashuri i ri i Emma Watson

Postuar në 11 Janar, 2014 03:26

Prej ditësh përflitej për një romancë të re të Emma Watson me një të panjohur. Një javë më parë cifti bëri daljen e parë publike, ndërsa së fundmi, vetë aktorja konfirmoi lidhjen e re të saj me studentin e Oksfordit, Matt Janney. Ata u fotografuan në momente intime gjatë pushimeve në Karaibe, ku dukeshin mjaft të lumtur. 23-vjeçarja protagoniste në sagën “Harry Potter” duket se ka hedhur pas krahëve marrëdhënien e saj disa-vjecare me Will Adamowicz. Një i afërm i saj tha se Emma dhe Will janë ndarë që prej verës së kaluar dhe kanë shkëputur kontaktet me njëri-tjetrin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.