Naked City

Monica Bellucci: Ne italianet jemi të veçanta

Postuar në 19 Janar, 2014 03:15

Ajo është aktorja më e famshme italiane, falë edhe paraqitjes së saj.

Edhe pse tashmë 50 vjeç, Monica Bellucci vijon të konsiderohet një seks simbol.

Duke folur për mediat italiane, ajo ka përgënjeshtruar zërat e fundit që thonë se është lesbike.

“Nuk kam pasur asnjëherë tërheqje ndaj femrave. Nëse do të isha lesbike, jeta ime do të kishte qenë më e thjeshtë”, ka thënë Belluci për “Corriere della Serra”.

Duke vijuar, ajo ka thënë se femrat italiane janë të veçanta.

Michele mbush 50 vjeç, ndërsa mediat flasin për një divorc me Barack

Postuar në 19 Janar, 2014 03:13

Zonja e Parë e Amerikës, Michele Obama, mbushi 50 vjeç ditën e premte. Për të festuar ditëlindjen e saj, në Shtëpinë e Bardhë është organizuar një festë e madhe.

Por, ky 50-vjetor duket se nuk është shumë i lumtur për Michele.

Të paktën kështu pretendojnë mediat rozë në Amerikë.

“National Esquire” shkruan se Michele do të ndahet nga Barack Obama në fund të mandatit të tij si president.

Sipas kësaj gazete, shkak për këtë vendim të Michele janë bërë tradhtitë e shumta të presidentit amerikan, të cilat janë fshehur nga truprojat e shërbimit.

Ermonela Jaho shkëlqen në Londër

Postuar në 19 Janar, 2014 03:12

Me ovacione të gjata dhe emocione të veçanta e ka mirëpritur publiku britanik perfomancën e sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, në premierën e operas “Manon”, e cila filloi të shfaqet në Operan Mbreterore në 'Covent Garden' të Londrës dhe të jepet disa herë gjatë javëve të ardhshme.

Ne kete veper te dramaturgut francez Massenet, Jaho luan rolin kryesor, ne kete drame dashurie, ku ajo kendon per kater ore.

Udhëtimi “undercover” i Richard Gere

Postuar në 19 Janar, 2014 03:10

Aktori amerikan Richard Gere do të xhirojë disa spote publicitare në qytezën e Salentos, në Itali.

Divi i kinemasë, aktualisht 65 vjeç, mbërriti në destinacion javën e kaluar bashkë me trupën italo-japoneze të xhirimit, për një reklamë për një pije shumë të dashur nga të rinjtë japonezë. Por udhëtimi për në Itali dhe sistemimi në qytezën e Salentos është mbajtur i fshehtë dhe në hotel aktori i madh është regjistruar si Mr. Brown.

Transformimi ‘demoniak’ i Angeline Jolie

Postuar në 19 Janar, 2014 03:08

Ajo konsiderohet si një prej aktoreve më të bukura të ditëve të sotme, por në filmin e fundit, transformimi i Angeline Jolie është ‘demoniak’.

Madonna, në palestër me paterica

Postuar në 17 Janar, 2014 14:14

Ka dëmtuar këmbën duke kërcyer me taka, por Madonna nuk ka ndërmend të qëndrojë pushim derisa të shërohet.

Legjenda e muzikës pop ka publikuar një foto ku shfaqet duke bërë ushtrime me paterica në palestër.

55-vjeçarja postoi fotografinë në Instagram duke e shoqëruar me shkrimin: “Duke shpikur ushtrime që mund të bëhen me paterica.”Zëdhënësi i saj ka thënë para disa ditësh për ‘New York Post’: “Ka dëmtuar kockën e këmbës duke kërcyer me taka të larta, por nuk është asgjë serioze. Brenda disa javësh do të heqë patericat dhe do të jetë shumë mirë.”

Beyonce rikthehet provokuese

Postuar në 17 Janar, 2014 14:13

E zhytur në një fushatë joshje mediatike, Beyonce duket e vendosur të rikuperojë kohën e humbur ndër vite.

Pak ditë më parë, në një intervistë, këngëtarja rrëfeu se është treguar vazhdimisht e kujdesshme me paraqitjet e saj publike, e vetëdijshme se shërben si një model për shumë të rinj në të gjithë botën.Megjithatë, në moshën 32-vjeçare, Beyonce gjykon se adoleshentët e dikurshëm janë rritur tashmë së bashku me të dhe se nuk ka më nevojë që të fshehë sensualitetin e saj.

Rita Ora prezanton modelin e ri të flokëve

Postuar në 17 Janar, 2014 14:12

Rita Ora mbërriti në Kanada ditën e martë, ku do të jetë prezente në sheshin e xhirimeve të "50 hijeve të Greit", film në të cilin ajo do të luajë rolin e motrës së Christian Grey, Mias.

Emma harron ish-të dashurin e saj, Leonardo Di Caprio (FOTO)

Postuar në 16 Janar, 2014 10:44

Modelja e njohur britanike, Emma Miller, duket se e ka harruar shumë shpejt ish-të dashurin e saj, aktorin e njohur Leonardo Di Caprio.

23-vjeçarja është fotografuar në plazh së bashku me yllin e Made In Chelsea, Spencer Matthews.

Ata kanë konfirmuar zërat për një lidhje të mundshme mes tyre, ndërsa nuk kanë nguruar që ta shfaqin pasionin e tyre në publik ndaj njëri-tjetrit.

Nominimet “Oscar”

Postuar në 16 Janar, 2014 10:41

Drama “American Hustle” dhe filmi hapësinor “Gravity” kryesojnë e nominimeve për cmimet e famshme “Oscar” me nga 10 të tilla secili. “American Hustle” kandidon në të gjitha kategoritë për aktorët me Christian Bale, Amy Adams, Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence, ndërsa në garën për figurën më të mirë, përballë ka “Gravity”, regjisori i të cilit, Alfonso Cuaron është kandiduar për regjinë më të mirë, ndërsa protagonistja Sandra Bullock si aktorja më e mirë.

Pas tyre ndjek “12 Years a Slave” në garë për 9 cmime, përfshirë këtu regjia më e mirë dhe figura më e mirë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City