Udhëtimi “undercover” i Richard Gere
Aktori amerikan Richard Gere do të xhirojë disa spote publicitare në qytezën e Salentos, në Itali.
Divi i kinemasë, aktualisht 65 vjeç, mbërriti në destinacion javën e kaluar bashkë me trupën italo-japoneze të xhirimit, për një reklamë për një pije shumë të dashur nga të rinjtë japonezë. Por udhëtimi për në Itali dhe sistemimi në qytezën e Salentos është mbajtur i fshehtë dhe në hotel aktori i madh është regjistruar si Mr. Brown.
Reklamat do të xhirohen kryesisht në stacionin hekurudhor të qytetit, ndërsa gjithë zona përreth do të jetë transformuar për këtë rast në një qytezë franceze.
Në foto disa pamje nga qyteza e Salentos:
Add new comment