Naked City
Çmimet Grammy, triumfojnë Daft Punk
Dyshja franceze Daft Punk ka qenë fituesja e madhe e mbrëmjes Grammy Awards duke marrë 5 çmime, përfshirë atë të albumit më të mirë dhe regjistrimit më të mirë.
Gjithashtu, dyshja e hip-hop-it Maclemore dhe Lewis mori 4 çmime: artisti i ri më i mirë, albumi më i mirë rap, kënga më e mirë rap dhe performanca më e mirë rap. Justin Timberlake fitoi 3, ndërsa Sir Paul McCartney, i cili u bashkua në skenë me ish-pjesëtarin tjetër të Beatles, Ringo Starr, fitoi 2 çmime, përfshirë atë të këngës më të mirë rock.
Rihanna rrezikon shumë me këtë fustan
Ajo njihet për veshjet e saj ekstravagante.
Por, të shtunën në mbrëmje duket se Rihanna kishte guxuar shumë.
Këngëtarja me origjinë nga Barbadosi ka qenë në një festë e veshur me një fustan të verdhë shumë të hapur, aq sa rrezikonte ta nxirrte komplet zbuluar.
Dhe, për të shmangur ndonjë situatë të sikletshme, Rihanna është detyruar herë pas herë që ta mbante fustanin me dorë, në mënyrë që të mos zbulohej më shumë se ç’duhet.
Rihanna prej ditësh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, teksa ndodhej në Brazil për një set fotosh shumë provokuese.
Justin Bieber përpiqet t’u ikë telasheve me shoqen e tij seksi
Idhulli i miliona adoleshentëve në mbarë botën, Justin Bieber, është futur në telashe të mëdha me ligjin.
Jo vetëm prej faktit se ai u arrestua duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe që kishte konsumuar lëndë narkotike, por edhe prej faktit se gjatë një kontrollit në banesën e tij, 19-vjeçarit i është gjetur një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.
Por, për t’i ikur paksa telasheve, Justin ka udhëtuar drejt Panamasë, ku është fotografuar së bashku me shoqen e tij, Chantel Jeffries, e cila mendohet se është e dashura e re e 19-vjeçarit.
Rita Ora dhe Calvin Harris rikthehen bashkë
Vetëm pak ditë nga lajmi i ndarjes së tyre, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe DJ i famshëm, Calvin Harris janë rikthyer bashkë.
Ata janë fotografuar së bashku gjatë evenimenteve të ndryshme gjatë këtyre dy ditëve të fundit, duke treguar se janë ende bashkë.
Nuk dihet nëse çifti u nda vërtet disa ditë më parë dhe tashmë kanë ndërruar mendje, apo gjithçka ka qenë thjesht një thashethem.
Mbrëmja e çmimeve Grammy
Jay-Z, Pharrell Williams e Macklemore dhe Lewis janë në mesin e yjeve pretendentë për triumf në mbrëmjen e çmimeve Grammy. Ceremonia e mbajtur në Los Angeles është më e madhja e kalendarit të muzikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjigandi i rap-it, Jay-Z, kryeson me 9 nominime, ylli i pop-it Williams dhe duoja e hip-hopit Macklemore dhe Lewis kanë nga shtatë secili. Lista e të nominuarve britanikë përfshin Ed Sheeran, James Blake dhe Sir Paul McCartney, i cili do të performojë në event.
Katy Perry seksi për GQ: Jam kundër kirurgjisë plastike
Shikim provokues, buzë të kuqe flakë dhe të brendshme seksi: kështu është fiksuar Katy Perry në numrin e GQ për shkurtin. Këngëtarja nuk është “druajtur” teksa ka rrëfyer se kur e ka humbur virgjërinë dhe se sa kreanre ndihet për gjoksin e saj natyral. Koshiente për sensualitetin e saj dhe “armët natyrale” që disponon, Katy ka treguar për GQ se fëmijë kishte frikë se nuk do të kishte gjoksin e madh.
C’est fini! Hollande konfirmon ndarjen me Trierweiler
Presidenti francez, Francois Hollande ka konfirmuar ndarjen nga partnerja e tij, Valerie Trierweiler.
Ai i tha agjencisë së lajmeve AFP se i ka dhënë fund jetës së përbashkët me të.
Më herët pati zëra se sot do konfirmohej zyrtarisht ndarja, por këto zëra u përgënjeshtruan zyrtarisht nga Elysee.
Dy javë më parë një revistë publikoi foto në të cilat dukej Hollande në një aferë seksuale me aktoren Julie gayet.
Pas lajmit, partnerja e tij përfundoi në spital e shokuar.
Lindsay Lohan: Jam beqare
Lindsay Lohan ka mohuar se është e lidhur me modelin 23-vjeçar Christian Arno Williams dhe ka konfirmuar se është beqare.
Aktorja 27-vjeçare tha për një radio australiane: “Nuk kam të dashur. Konfirmoj se jam e lirë.”
Lohan aktualisht po promovon filmin ‘The Canyons’ në Festivalin e Filmit Sundance.
Kur u pyet për jetën pas periudhës së rehabilitimit, aktorja tha se nuk konsumon më alkool dhe se ka larguar nga jeta e saj personat që ndikonin për keq.
Modelja e Elie Saab rrëzohet gjatë sfilatës
Flokët i kishte perfekt, tualetin të aplikuar tepër profesionalisht dhe fustani i saj tepër i bukur. Por për një modele të sfilatës së Elie Saab, ecja rezultoi disi problematike.
Gjatë sfilatës, është penguar dhe rrëzuar përtokë. Por incidenti ka kaluar lehtë për modelen, e cila duke “injoruar” fleshin e fotografëve është ngritur duke ruajtur pamjen e qetë në fytyrë. Më pas ka vazhduar të eci dhe të kthehet tek koleget e saj.
F1, prezantohet McLaren-i i ri
E gjitha e argjendtë do të jetë makina McLaren e këtij viti në Formulën 1. Skuderia britanike ka prezantuar të premten njëvendëshen që do të pilotohet këtë sezon nga Jenson Button dhe Kevin Magnussen.
Për momentin, MP4-29 është pa sponsor. Në foton e prezantimit McLaren ka përfshirë edhe pilotin e testimeve Stoffel Vandoorne.