Naked City

Rita Ora: Do vij në Kosovë me këngë shqip !

Postuar në 09 Shkurt, 2014 14:45

Këngëtarja shqiptare nga Kosova Rita Ora, duket se do të vijë me një këngë të re në shqip.
Rita ka lajmëruar fansat e saj nëpërmjet një postimi në “Facebook” se shumë shpejt ajo do të vizitojë Kosovën dhe do të lançojë këngën e saj të re.
Kjo do të jetë kënga e parë, e cila do të ketë tekstin në shqip. Në 2012 Rita ka hedhur në tregun muzikor këngën “Shine ya light”, videoklipi i secilës është xhiruar në Kosovë.
Aktulisht ajo po punon edhe për albumin e saj të dytë.

Jennifer Lopez: Ende e dua Marc Anthonyn!

Postuar në 09 Shkurt, 2014 13:46

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka folur rreth ndarjes nga Marc Anthony, duke pranuar se ajo ende e do atë.

Miley Cyrus godet sërish !

Postuar në 09 Shkurt, 2014 10:01

Kësaj here, 21 vjeçarja, ka publikuar një foto të saj me dy fotografët që kanë realizuar setin fotografik për revistën W.

Irina Shayk publikon kostumin e saj special për lojërat Olimpike Sochi 2014.

Postuar në 09 Shkurt, 2014 08:30

Modelja e famshme, ka publikuar nëpër rrjete sociale kostumin e saj të banjos, duke treguar kështu dhe mbështetjen për vendlindjen e saj, Rusinë.

Ja si duket Nicki Minaj pa paruke

Postuar në 08 Shkurt, 2014 14:04

Jemi mësuar ta shohim pothuajse gjithmonë me paruke shumëngjyrëshe ose me “extensions” sa herë që performon në skenë apo përmes fotove që vetë publikon në rrjetet sociale, po ja ku më në fund mund të shohim flokët e vërtetë të Nicki Minaj. Reperja amerikane, emri i vërtetë i të cilës është Onika Maraj ka postuar disa foto në Instagram ku shfaqet me flokët e saj natyral në ngjyrë të zezë. 31 vjeçarja shquhet për look-un e saj trasgresiv dhe të çuditshëm, i cili shpesh për shkak të ngjyrave që përdor në flokë dhe tualetit të theksuar, e kthen atë në një kukull plastike.

Miley Cyrus sërish ‘topless’, këtë herë si Madona

Postuar në 08 Shkurt, 2014 14:02

Miley Cyrus ka pozuar sërish “topless”, këtë herë për versionin gjerman të revistës ‘Vogue’. Nën titullin “Engjëlli bjond”, 21-vjeçarja ka një ngjashmëri të madhe me Madonën.

Me buzë të kuqe, flokë të verdha me onde të mëdha dhe vetulla të zeza, Cyrus i qesh aparatit duke mbuluar gjoksin vetëm me duar. Tre fotot janë postuar nga vetë këngëtarja në Twitter.

Ja pse Bill Clinton qenka i fiksuar pas tyre…

Postuar në 08 Shkurt, 2014 13:58

Këtë javë, ish- i dashuri i aktores Liz Hurley, Tom Sizemore, deklaroi se ajo ka pasur një aferë sekrete me ish- presidentin amerikan, Bill Clinton.

Më pas ai mohoi akuzat, duke thënë se ka qenë i droguar kur i ka bërë.

Por ndërsa akuzat mund të jenë false, Daily Mail thotë se mes Hurley dhe ish- të dashurës së Clinton, Monica Lewinsky, ka shumë ngjashmëri.

Dhëndri i kryeministrit hap McDonald’s në vendin komunist

Postuar në 08 Shkurt, 2014 13:54

Gjigandi i ushqimit të shpejtë, McDonald’s, që shpesh shihet si simbol i kapitalizmit amerikan, ka hapur restorantin e parë në Vietnamin e kontrolluar nga komunistët.

Sipas BBC, qindra njerëz u grumbulluan në pritje të hapjes së restorantit në jug të qytetit Ho Chi Ming.

Ho Chi Minh njihej si Sajgoni gjatë Luftës së Vietnamit. Aty ishte e vendosur qeveria e mbështetur nga amerikanët deri kur qyteti ra në duart e komunistëve 38 vjet më parë.

Restoranti është në pronësi të dhëndrit të kryeministrit.

Amy vendos të zhvishet mes alpeve të Zvicrës

Postuar në 08 Shkurt, 2014 13:52

Modelja britanike, Amy Willerton, zbarkoi në alpet zvicerane për të realizuar një set të nxehtë fotosh.

E veshur me një bikini të kuq, ajo realizoi disa poza provokuese.

Apple do t’i bashkohet Android?

Postuar në 08 Shkurt, 2014 13:49

Apple po mendon ndërtimin e një produkti me sistem operativ Android, edhe pse ky i fundit është rivali më i ashpër në treg i iOS-it të “Mollës”.

Sugjerimi është i vetë Steve Wozniak, bashkëthemeluesi i kompanisë amerikane në fund të viteve ’70 me Steve Jobs që prej daljes së Android ka shprehur interesimin për këtë sistem, por deklarata e tij e fundit shkon përtej kësaj.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City